Ja si do të ndryshojë Seria A
Gati revolucioni në kampionatin italian: rreziku për humbjen e një skuadre në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm i ka vënë në lëvizje ekipet dhe drejtuesit e federatës italiane, të cilët kanë kërkuar që ndeshjet e Serisë A të luhen edhe ditën e premte (Interi dhe Milani do të fillojnë ta aplikojnë këtë sistem duke filluar që nga faza e dytë). Por propozimi shkon edhe më tej: në sezonin e ardhshëm mund të zhvillohen ndeshje edhe ditën e hënë.Milan-Udineze (para Milan-Mançester më 16 shkurt) do të luhet të premten më 12 shkurt në orën 20:45 dhe Katania-Inter (para Çelsi-Inter më 16 mars) do të luhet më 12 mars po në orën 20:45. Ndërkohë që të shtunën do të luajnë skuadrat të cilat duhet të zhvillojnë takime të mërkurën në Ligën e Kampionëve. Të dielën do të ketë një përballje në orën 12:30 dhe një në mbrëmje. Disa takime (por jo shumë shpesh) do të zhvillohen edhe ditën e hënë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.