E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini shkon larg: Jemi për titull

Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës nga italiani, Siti është ngjitur në vendin e katërt në renditje dhe ai beson se skuadra ka mundësi të rivalizojë denjësisht në luftën për titull. Në një intervistë për “Corriere Dello Sport” ai deklaroi: “Është një sfidë e madhe. Në luftë janë skuadra të forta dhe me traditë, si Çelsi, Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Arsenali. Edhe pse Liverpuli nuk po kalon një moment të mirë dhe Mançesteri nuk ka më Ronaldon, ato përsëri mbeten skuadra të mëdha”.Pas katër fitoreve në ndeshjet e fundit, “Mançio” kërkon nga lojtarët e tij suksese të tjera, edhe pse është i ndërgjegjshëm për vështirësitë: “Punoj gjatë gjithë kohës, nuk kam kohë për të humbur. Ekipi ka potencial dhe ne duhet ta shfrytëzojmë. Megjithatë, rruga është e gjatë dhe e vështirë”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›