Trapatoni, trajneri i kombetares turke
Mesa duket, drejtuesit e federatës vendase të futbollit kanë arritur të bindin teknikut italian për të zëvendësuar Fatih Terim, i larguar pasi nuk arriti të kualifikojë përfaqësuesen turke në Botërorin 2010.Mediat vendase theksojnë se 71-vjeçari do të ketë ndihmës italianin Marko Tardeli dhe kampionin e botës me kombëtaren gjermane në vitin 1990, Andreas Brehme. Ai do përfitojë 3 milion euro në sezon, ndërkohë që të premten pritet të nënshkruajë kontratën e re me Federatën turke.Trapatoni është cilësuar si trajneri më i sukseshëm me klubet në Serinë A, pasi ka drejtuar 3 ekipet e mëdha italiane, Milan, Juventus dhe Inter, me të cilët ka fituar 9 tituj kampion në Itali dhe disa tituj në Europë.Trajneri 71-vjeçar ka drejtuar edhe klube të tjerë në Europë, ndërkohë që përsa i përket kombëtareve, për 4 vjet ka qenë trajneri i Italisë dhe së fundi trajneri i Irlandës, me të cilën u eleminua nga Boterori 2010 padrejtësisht nga Franca pas një goli të diskutueshëm të Gallas. Në fund, mediat turke theksojnë se prova e parë e Trapatonit nën drejtimin e Turqisë do të jetë miqësorja me Arabinë Saudite në mars të këtij viti.