E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuria nis hetimet për përmbytjet në Shkodër

Hetimet i ka nisur Prokuroria e Shkodrës, e cila do të hetojë nëse është zbatuar rregullorja apo jo për shkarkimin e digave. Për këtë arsye, institucionet përkatëse do të përgatisin një dosje mbi punën dhe përgjegjësitë e tyre për digat. Pas shqyrtimit të këtyre raporteve, prokuroria do të vendosë për përmbytjet në veriperëndim të vendit. Megjithatë, informacioni nuk është zyrtar, por konfidencial i shpërndarë sot në media. Prokuroria e Përgjithshme nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë çështje, ndërkohë që Partia Socialiste ka kërkuar vazhdimisht nga organet e drejtësisë, hetimin e zbatimit të rregullores së digave. Maxhoranca ka deklaruar se është zbatuar me përpikmëri kjo rregullore, duke theksuar se ka pasur reshje të shumta, çka e ka bërë të pa përballueshme situatën.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›