E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçovë, Pollo: Alternativa e Ramës është bllokimi

KUÇOVE-Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Genc Pollo, deklaroi se alternativa e Ramës është bllokimi i integrimit të vendit në Evropë.

Të mërkurën në mbrëmje Partia Demokratike prezantoi në qytetin e Kuçovës kandidatët e PD-së. Në mitingun elektoral z. Pollo, kryesues i listës së kandidatëve në këtë zonë, tha se "ne vijmë sot në qarkun e Beratit ballëhapur, se kemi investuar shumë dhe do të investojmë edhe më shumë katër vitet që vijnë".

Pollo iu kërkoi qytetarëve të Beratit të votojnë Partinë Demokrtike, pasi siç u shpreh ai, alternativa e Ramës është bllokimi i integrimit të vendit.

"Kur ne tentonim të hiqnim vizat ai dilte në protesta për t'i sabotuar, kur ne anëtarësonim Shqipërinë në NATO, ai sabotoi, pak ditë më parë e cilësoi NATO-n natë. Ky është koncepti i Ramës për vendin e Shqipërisë në Evropë. Edi Rama nuk pranoi të votonte tre ligjet e integrimit", tha Pollo.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›