E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Do të pesëfishojmë investimet për arsimin profesional

SHKODËR- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh sot nga Shkodra, gjatë një vizitë në panairin e shkollave profesionale të qytetit, se në mandatin e ardhshëm Qeveria do të pesëfishojë investimet në këtë sektor të rëndësishëm për jetën e komunitetit. 

Gjatë fjalës së saj në këtë panair, Topalli premtoi se në katër vitet që vijnë investimet në shkollat profesionale do të jenë disa herë më të mëdha nga deri tani. "E verteta është se në gjithë Shqipërinë janë hapur 47 shkolla profesionale, nga të cilat 7 në Shkodër dhe vetem dy shkollat e fundit me dy milionë euro investime. Në mandatin e ardhshëm do të ketë edhe shumë më tepër, të paktën, pesë fishi i investimit në shkollat profesionale, sepse kjo i shërben më mirë qytetarit, do të krijohen shkolla të veçanta për degë të profileve të ndryshme profesionale", tha Topalli. 

"Ne do të krijojmë shkolla të veçanta për secilën degë, në mënyrë që studentë të shumtë në numër të kenë mundësi të fitojnë një profesion, në mënyrë që nesër të fitojnë jetën e tyre", tha Topalli. 
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›