E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti në Gramsh, Gjiknuri: Dhuna me motive politike

TIRANË- Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Gramsh, ku kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici denoncoi publikisht një zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, me pretendimin se e ka kërcënuar me armë zjarri, pas një debati për heqjen e disa prej flamujve të Partisë Demokratike nga bulevardi kryesor i Gramshit.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook”, Gjiknuri e cilëson dhunën me motive politike teksa ngre pikëpyetjen : Përse drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes Shkëlqim Berisha me origjinë nga Tropoja bëhet pjese aktive e kësaj fushate këtu në Gramsh?

Statusi i plotën ‘Facebook’
"Sot një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlqim Berisha, ushtroi dhunë dhe kërcënoi me armë punonjës të Bashkisë së Gramshit, dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Gramshit gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Provokimi dhe kërcënimi ndodhen në mes të sheshit dhe në sytë e qindra qytetarëve të Gramshit.

Një njeri që nuk ka asnjë lidhje me këtë vend dhe që qëllon të jetë një drejtues i lartë i Ministrisë së Imamit, nuk pyet as për ligj dhe as për zakon, duke përdhosur dinjitetin e qytetarëve të urtë dhe fisnik të kësaj zone.

Dhuna dhe provokimi me motive të qarta politike gjoja në mbrojtje të flamujve të PD, tregon gjendjen ku janë katandisur zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të vendit anëtar të NATO's.

Arroganca dhe motivimi i këtyre njerëzve tregon qartë panikun që ka përfshirë partinë-shtet, e cila ka zgjedhur dhunën dhe presionin si të vetmin instrument politik.

Dhe së fundmi për atë që kanë gatuar një version PD-je për ngjarjen duhet tu përgjigjen një pyetje: Përse drejtori i MM Shkëlqim Berisha me origjinë nga Tropoja bëhet pjese aktive e kësaj fushate këtu në Gramsh?

Populli i Gramshit dhe i gjithë Shqipërisë e kupton qe mercenaret dhe presioni nuk të cojnë larg dhe përgjigjen për këtë do ta marrin ne 23 qershor.

Për të sensibilizuar opinionin publik si dhe për të bërë thirrje për qetësi dhe maturi qytetarët e Gramshit sot do të protestojnë në mënyrë paqësore në orën 20.00 në sheshin kryesor të qytetit me thirjen - Pro qetësisë dhe fushatës së civilizuar; Kundër dhunës dhe presionit të cdo lloji që po ushtrohet në këtë fushate nga partia-shtet".

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›