Aksident në Durrës, vdes i riu 26 vjeç. Motoçikleta i ndahet më dysh nga përplasja me Fordin
DURRËS-Një 26-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të Durrësit, pranë Urës së Dajlanit.
Erblin Jashari, 26 vjeç ka qenë duke drejtuar një motorr me shpejtësi të madhe dhe është përplasur në rrethana ende të paqarta nga një automjet tip Ford Fokus, me targa AA 089AH, i cili drejtohej nga Arbër Dogani, 25 vjeç. Nga përplasja që ka qenë tepër e fuqishme motori është ndarë më dysh, ndërsa automjeti ka përfunduar në anë të rrugës. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Erblin Jashari.
Policia që mbërriti në vendngjarje bëri me dije se viktima ka vdekur në vend, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Ky është aksidenti i dytë i rëndë në Durrës pas vdekjes së dy të rinjve dhe plagosjes së një tjetri në rrugën nacionale Durrës Shijak, dy ditë më parë.
(d.b/BalkanWeb)