E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 ditë burg për ish-drejtorin e “Qemal Stafa”

Gazmend Sollaku, 41-vjeç, do të qëndrojë në qeli për këtë periudhë, ndërsa Prokuroria pritet të mbyllë dosjen hetimore në ngarkim të tij. Sollaku u arrestua disa ditë më parë.

“Pas një hetimi të kryer me metoda speciale, ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i drejtorit të shoqërisë anonime, i Qendrës Sportive, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Gazmend Sallakut. Ai i ka marrë ryshfet 150 mijë lekë të reja një personi, në këmbim të dhënies me qira të një ambienti të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, u shpreh zëdhënësja e Policisë në ditën e arrestimit më datë 15 gusht të këtij viti. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-17 11:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›