E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon zv/ndihmësin sekretarin Riker

Pasi e përgëzoi zotin Riker për marrjen e detyrës së rëndësishme, Topalli bëri një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe u ndal në mënyrë të veçantë në treguesit ekonomikë, që e bëjnë Shqipërinë një model të vërtetë suksesi në rajon e më gjerë.

Pasi vuri në dukje raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA, kontributin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe frymën miqësore të shqiptarëve, Zv/Ndihmës-sekretari Riker vlerësoi ecurinë dinamike të reformave në Shqipëri.

Ndërkohë, kryeparlamentarja ka zhvilluar një takim edhe me Kongresin Amerikan, Elliot Engel dhe Jean Schmidt, mbështetës të çështjes shqiptare. Sipas kongresmenit Engell, Shqipëria ka bërë një ndryshim radikal, shumë më tepër se çdo vend tjetër në rajon. “Unë mbetem një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe Kosovës. Dyert e mia do të jenë gjithnjë të hapura për shqiptarët”, theksoi Engell.

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u prit në Capitol Hill nga stafi i ngushtë i Kryetarit të Kongresit Amerikan Xhon Bener, me të cilin pati një bisedë të shkurtër gjatë punimeve të Forumit Parlamentar për Demokraci./Start/

                                                                                             2011-09-17 14:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›