E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja telegramet e çamëve të Delvinës drejtuar Athinës

Autori i Lajmit: red.
“Të mbyllur në burg vdiqën 56 fëmijë dhe gra çame. Çdo ditë vinin ushtarë zervista dhe na kërcënonin me thika dhe difeqe, ndërsa nga ana tjetër cila ishte më e mirë nga neve gratë, e merrnin dhe e ç nderonin. Prej këtyre grave mbaj mend Fahre Mehmetin dhe vajzën e Madan Arifit nga katundi Spatar i Filatit,” thotë Hava Jakupi

Popullata e shumëvuajtur çame e vendosur në Shqipëri në mënyrë spontane nuk vonoi të kërkonte të drejtat e saj tek organizmat ndërkombëtare, duke infromuar pikë së pari, rreth asaj që kishte ndodhur në krahinën shqiptare të Çamërisë. Këto dëshmi që janë rrënqethëse edhe në leximin e sotëm, janë provat më të gjalla që hedhin dritë mbi gjenocidin e ushtruar në fund të Luftës së Dytë Botërore mbi një popullsi civile në emër të asgjëje tjetër veçse të doktrinave shoviniste të spastrimit etnik. Për të evidentuar këto të dhëna, vetë popullsia çame ngriti komisione të karakterit hetimor, (puna e të cilëve është e përmbledhur në deklaratat që do të lexoni më poshtë). Gazeta “Ballkan” boton sot pjesën e dytë të telegrameve dhe dëshmive çame drejtur Komisionit Hetimor të UNO-s, Athinë.
Fatime Zubi Dauti
Më 1 mars 1945 në fshatin Shefqar të Filatit erdhi ushtria zerviste dhe më morën kunatin tim Telushin dhe e rrahën me dru, pastaj e vranë me dyfek, ndërsa mua më lavosën me dyfek. Erdha në Shqipëri dhe shpëtova nga duart e atyre barabarëve dhe akoma po vuaj nga plaga që kam marrë nga ushtria zerviste dhe të gjitha ç ka kishim na i morën zervistat, djali i Gaqo Sholiut nga Mavrudhi dhe i Kola Zheliut. Prandaj për të gjitha këto që na janë bërë kërkojmë nga komisioni që të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve.
Jaho Emini
Më 1 gusht 1944 hyri ushtria zerviste në fshatin tonë Spatar të Gilatit dhe morën vëllanë tim Sulo Eminin dhe na e vranë në Filat. Gjithashtu edhe nanën time Mazije Emini ma rrahën me dru në burg deri sa vdiq. Prandaj për të gjitha këto masakra kërkoj nga komisioni hetimor të shkojë në vendin tonë për të hetuar rreth ngjarjeve në fjalë.
Aqif Sejko
Më 18 shtator 1944 në Filat më arrestuan forcat e Ushtrisë Zerviste të kolonel Kranjait së bashku me nanën time Nese dhe kunatën time Zeqirje, për 4 ditë na kanë rrahur me dru dhe nanës time i prenë dy gishtërinjtë e dorës së majtë me bajonetë. Nana dhe kunata vdiqën nga të rrahurit, nga barbarizamt e pashembullta dhe nga të pangrënit. Prandaj kërkojmë që komisioni të shkojë në vendin tonë dhe të hetojë çështjen e sipërme të shkaktuar nga ushtarët e Zervës.
Sadrije Hyseni
Në datën 16 mars 1945 erdhën në fshatin tonë Smartë të Filatit ushtarët zervista Kostra Tasho dhe Fete Noti po nga Smartia, morën burrin tim Hysen Shabani e djalin tim Jakupin si dhe kunatin Rizanë, i shpunë më lart dhe i vranë. Neve na zbuan në Shqipëri duke na marrë gjithë plaçkat dhe nuk na lanë asgjë. Prandaj për këto vrasje dhe padrejtësi që na u bënë kërkojmë nga komisioni që të shkojë në vend për të hetuar rreth masakrave, grabitjeve e ç nderimeve që janë bërë nga ushtria zerviste në Çamëri.

(Materiali është shkëputur nga libri “Masakra në Çamëri” të autorit Kastriot Dervishi)

Komisionet e grumbullimit të të dhënave në Shqipëri
Durrës

1. Murat Poni
2. Skënder Refati
3. Asllan Refati
4. Abaz Kondo
5. Idris Memko
Shijak
1. Qemal Xhepa nga Lopsi
2. Arif Sali nga Nista
3. AhmJakup nga Arvenica
Kavajë
1. Mustafa Ejup nga Koska
2. Nusret Karahasani nga Minina
3. Alush Ziguri nga Vafanji
4. Malo Haxhi nga Kardhiqi
5. Mehmet Sulo nga Kallaqi
Kruja
1. Avdi Baliko nga Margëlliçi
2. Zenel Bido nga Grigohori
3. Mehmet Musa nga Vravanji

Ky lajm është publikuar: 15/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›