Kriza, Xhufi: “Berisha ti përgjigjet LSI-së për interpelancë”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi sot Kryeministrit, Sali Berisha të informojë deputetët dhe opinionin publik lidhur me situatën dhe efektet e krizës ekonomike. “Kryeministri Berisha duhet të paraqitet në Parlament për të informuar deputetët dhe opinionin publik për situatën dhe efektet që kriza globale ka në vendin tonë si dhe për masat që qeveria ka ndërmend të hartojë për përballimin e kësaj krize”, - tha nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi. Sipas tij qeveria shqiptare po ecën në drejtim të kundërt me drejtimin që po ecin të gjithë qeveritë e vendeve të qytetëruara në kushtet e krizës globale. “Ne vëmë re me shqetësim të madh se qeveria Berisha, në kundërshtim të plotë me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës së Shqipërisë, po rrit në mënyrë shqetësuese shpenzimet jo produktive për qëllime elektorale”,- theksoi Xhufi përpara gazetarëve. Edhe rritja e pagave dhe pensioneve sipas LSI-së është e paargumentuar. “Lajmi për rritjen e pagave, është një lajm pozitiv që ne do ta duartrokisnim vërtet në kushte të tjera, por sot çdo shqiptar pyet, edhe ne si forcë politike pyesim, se sa e bazuar është në buxhet një rritje e tillë e pagave, dhe a do të ndiqet kjo rritje e premtuar pagash dhe pensionesh me rritje çmimesh dhe me rritje tarifash shërbimesh, siç ka ndodhur, për fat të keq, në këto katër vjet të qeverisjes Berisha”, -deklaroi nënkryetari i LSI-së. Duke u ndalur tek pasojat e krizës globale, Xhufi u shpreh se rreziqet sot në kushtet e krizës ekonomike globale janë të shumëfishta, nuk është vetëm inflacioni, por dhe deflacioni, është reduktimi i parasë në treg, mbyllja e bizneseve, papunësia si dhe rritja e varfërisë.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009