Rama: Në fund të mandatit tonë të parë, varfëria do të përgjysmohet
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nisi dje paraqitjen e programit të tij qeverisës në qytetin e Laçit. Duke e konsideruar varfërinë në vend si një problem tepër shqetësues ai e ka nisur diskutimin pikërisht nga mbrojta sociale dhe kujdesi social. Gjatë prezantimit të njërës prej 7 shtyllave kryesore të programit të tij ai ka theksuar se varfëria nuk është fat i keq i njerëzve, por pasojë e keqqeverisjes. Ajo që do të përbëjë shtyllën themelore të këtij programi, tha Rama, do të jetë zëvendësimi i ndihmës ekonomike si lëmoshë, me ndihmën ekonomike si mundësi reale si punësim dhe kontribut të drejtpërdrejtë në komunitet e në shoqëri.
Prezantimi
“Sot dua të fokusohem tek mbrojtja sociale dhe kujdesi social. Duke besuar se në Shqipërinë e sotme ka jo vetëm një varfëri të dukshme, të prekshme dhe therëse në katër anët e vendit, por ka edhe një hendek të madh mes një shumice gjithmonë e më të varfër, që shtohet përditë dhe një pakicë gjithmonë e më të pasur që pakësohet përditë, në kuptimin që të ardhurat shkojnë përditë duke u përqendruar te një pjesë e vogël njerëzish, ndërkohë që mungesa e të ardhurave bëhet e ndjeshme gjithmonë për një pjesë më të madhe njerëzish”, - tha Rama dje nga Laçi. Ai pohoi se PS do tu ofrojë shqiptarëve bashkëjetesë sociale dhe kohezion social. Çka do të thotë, sipas Ramës, se do të krijohen kushtet që shqiptarët të kenë më shumë solidaritet mes njëri-tjetrit në rrugën drejt suksesit, ku Shqipëria të bëhet vendi ku punohet dhe jetohet me dinjitet dhe ku përfundimisht njerëzit do të ndahen nga varfëria e skajshme dhe e përjashtimit social. “Për ne varfëria nuk është fat i keq i njerëzve, por pasojë e keqqeverisjes. Varfëria nuk është bashkëudhëtare e pashmangshme e ekonomisë së tregut, por mungesë kushtesh për të vënë në jetë njohuritë, shprehitë dhe aftësitë dhe talentet e njerëzve. Ajo që dua të theksoj dhe përbën dallimin thelbësor mes programit tonë dhe rrugës tonë të re, mënyrës se si është kuptuar dhe trajtuar varfëria gjatë këtyre 18 vjetëve, qëndron në faktin se ne nuk do t i matim politikat sociale me rritjen e lëmoshës për të varfërit, siç bën qeveria e sotme, në vijim të keqqeverisjes dhe keqtrajtimit të këtij problemi prej 18 vjetësh, por do t i matim me numrin e familjeve që do të nxjerrim një herë e mirë nga varfëria”, - tha ai. Kryesocialisti theksoi se ajo që do të përbëjë shtyllën themelore të këtij programi, do të jetë zëvendësimi i ndihmës ekonomike si lëmoshë, me ndihmën ekonomike si mundësi reale si punësim dhe kontribut të drejtpërdrejtë në komunitet e në shoqëri. “Unë jam besimplotë, se në fund të mandatit tonë të parë, varfëria ashtu siç e matim sot, do të përgjysmohet. Vlerësimi ynë është se varfëria reale, është rreth 40 % dhe në zonat malore kalon mbi 50 %. Aktualisht 1 në 5 shqiptar jeton me më pak se 2 $ në ditë, ndërsa 1 në 10 jeton me më pak se 1 $ në ditë. Vetëm për të paguar ujin, energjinë dhe bukën, në një muaj, është më shumë se sa ndihma ekonomike që i jepet një familje të varfër. Dhe përgjigja e duhur ndaj varfërisë, nuk është lëmosha, por punësimi”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009