Mungesat, dilemat e De Biazit
Mungesa e Canës, Lilës dhe Roshit dhe Mehës kanë krijuar një gropë jo të vogël në kombëtaren shqiptare në lidhje me ndeshjen e radhës ndaj nordikëve në Tiranë. Mungesat e tre titullarëve kanë shtyrë trajnerin italian që të shtyjë publikimin e listës përfundimtare me shpresën e pajisjes me pasaportë të disa lojtarëve që vlerësohen shumë nga De Biazi.
Gjithsesi, mungesat duket se kanë turbulluar trajnerin edhe për mënyrën e lojës në 7 qershor. Tetë emrat e fundit që do të vendosen në listën përfundimtare do të jenë shumë vendimtare për përcaktimin e formacionit anti-Norvegji. De Biazi la të kuptohej se disa lojtarë të listës së dytë që do të publikohen më 3 qershor do të kenë një rol të rëndësishëm në formacionin bazë ndaj Norvegjisë.