E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakaja e Dimos çoi Bicin në kombëtare

SkenderbeuGjithçka ka nisur si një shaka mes shokëve të ekipit, por që realisht e ka bërë qendërmbrojtësin e kampionëve, Ditmar Bici, që të fluturojë prej qejfit, sepse për të gjithë është një ëndërr më vete që të jesh pjesë e kuqezinjve.  Sidomos në një përballje fantastike me Norvegjinë, në mbrëmjen e 7 qershorit, që Shqipërisë mund ti japi një shans më shumë për të qenë në Kampionatin Botëror të Brazilit më 2014-ën.

Urime je pjesë e kombëtares kuqezi, që do të luajë përballë Norvegjisë. Këto janë fjalët që kanë shkëmbyer me shaka dy shokët e skuadrës kampion të Skëndërbeut. Një sms e ka bashkuar shtatlartin me të tjerë lojtarë të kampionëve, që aktualisht janë pjesë e kombëtares.

Portieri, Orges Shehi, mbrojtësi Arapi dhe mesfushori Sabiel Lilaj, ishin grumbulluar që në ditën e parë nga trajneri De Biazi. Këtë herë italiani, nuk e kishte aspak në mendje të sillte në skuadër Ditmar Bicin, pavarësisht paraqitjeve të mira, që kishte bërë mbrojtësi në radhët e Skëndërbeut. Vetë Bici nuk është shqetësuar dhe ka vazhduar i qetë ditët e pushimeve pas kampionatit të gjatë, pasi e dinte mirë se nuk do të figuronte në listën e trajnerit De Biazi për ndeshjen e 7 qershorit.

Në fakt dje, trajneri ka bërë publik edhe listën e lojtarëve që do të luajnë në përballjen e vështirë kundër nordikëve dhe sigurisht që emri që mungonte ishte pikërisht ai i Ditmar Bicit. Me siguri që herën tjetër ai do të jetë aty. De Biazi nuk i ka mbyllur dyert. Nëse mbrojtësi do të vazhdojë të luajë në nivelet aktuale, kombëtarja do ta ketë gjithnjë derën e hapur për të, por sigurisht jo ajo që kalon përmes sms-ve të Dimos…

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›