Berisha: E përsërisim!
5 është numri i ndeshjeve që Etrit Berisha ka luajtur nga minuta e parë për Kombëtaren.
1 gol ka pësuar ai në pesë ndeshje.
Portieri Etrit Berisha beson se Kombëtarja shqiptare do ta mposhtë Norvegjinë edhe në Qemal Stafa. Gardiani i portës thotë fjalët më të mira për prurjen e re në skuadër, Ilir Berishën dhe kërkon mbështetjen e tifozëve
Objektivi është një, fitore, që përkthehet ndryshe 3 pikë. Përballë është sërish Norvegjia, skuadra së cilës i mbylli dyert përpara fytyrës në më shumë se një rast në ndeshjen e fundit kualifikuese, ku kuqezinjtë bënë surprizën e fituan me rezultatin 0-1. Pikët kanë sjellë entuziasëm dhe kërkesën e natyrshme për të përsëritur rezultatin, i cili nuk do të përbënte më një surprizë.
Shqipëria ëndërron dhe bashkë me të ëndërron edhe Etrit Berisha. Ai që ka sjell siguri në portën e Kombëtares shqiptare, portieri Etrit Berisha, duelin kualifikues me Norvegjinë e vlerëson si shumë të rëndësishëm për të vazhduar ëndrrën për një kualifikim të mundshëm në botëror.
Megjithatë, ai beson shumë se kuqezinjtë edhe njëherë do ti dënojnë norvegjezët. i druhet pak mungesës së kapitenit Lorik Cana e disa lojtarëve të tjerë titullarë, teksa në anën tjetër e vlerëson lart kualitetin e ardhjes më të re, mbrojtësit Ilir Berisha. Ish-portieri i 2 Korrikut flet edhe për të ardhmen e tij dhe gjasat për tu transferuar në Premier Ligën angleze te skuadra e Fulhemit.
Si po e prisni ndeshjen Shqipëri Norvegji?
Me Norvegjinë është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për vazhdimin e ëndrrës sonë dhe jo vetëm. Kemi disa ditë që kemi filluar grumbullimin dhe nuk mund të them se kush është forma e lojtarëve të tjerë. Unë vetë po përgatitem në maksimum. Duhet ta bëjmë të gjithë, pasi kundërshtari që kemi përballë është cilësor dhe i fortë.
Shqipëria ka shumë mungesa në këtë ndeshje. A mund ta mposhtim sërish Norvegjinë?
Mungesat janë të rëndësishme, por ne ishim të përgatitur për këtë fakt, që në përfundim të ndeshjes që fituam përballë Norvegjisë. E dinim mirë se lojtarët e ndëshkuar me kartona nuk do të luanin në Qemal Stafa.
Mungesat janë ndoshta në pikat kyçe të skuadrës, por ne kemi edhe lojtarë të tjerë, të cilët mund të luajnë në ndeshje të forta, me kundërshtarë që do të kërkojnë të marrin tri pikët. Shqipëria nuk është më skuadra pa stol, apo zëv