Ja urdhrat e paligjshëm ekzekutivë që mbrojnë sistemin e fajdesë së Soros

>Interesat e Fajdesë Besa: merr 10 milionë që të kthesh 20 milionë!
Sistemi i fajdesë është një ndër aktivitetet më të urryera në të gjitha kulturat dhe besimet dhe për këtë arsye të drejtat zakonore kanë vepruar ashpërsisht në të gjitha kohët dhe kulturat. Po ashtu legjislacioni i sotëm europian është shumë i ashpër ndaj sistemit të fajdesë dhe rastet e Italisë së Jugut janë familjare për shqiptarët ku shumë prej këtyre fajdexhinjve vuajnë dënimin penal dhe urrejtjen publike.
Në Itali kjo praktikë e fajdesë quhet usurai dhe regjisori i famshëm italian Paolo Sorentino është bërë i famshëm me filmin Miku i Familjes një film modern mbi arketipin e fajdexhiut arkaik që vegjeton në kohët moderne. Viktimat e Mikut të Familjes (nofka ironike e kësaj shushunje) ishin qytetarë në hall të cilët binin pre e interesave të larta të borxhit miqësor.
Rasti shqiptar i Fondit Besa nuk ndryshon shumë. Nga të dhënat e Gazetës Sot rezulton se shumica e kontratave të kredive janë në nivele të paimagjinueshme duke e kthyer aktivitetin e Fondit Besa në një veprimtari të paskrupullt dhe të urryer. Hallexhinj të shumtë janë të detyruar që në kushte nevojash ekstreme të marrin mikrokredi me 24% në vit për 4-5 vjet duke barazuar kështu vlerën e borxhit me atë të interesave duke e bërë Soros një fajdexhi tipik shekspirian, balzakian dhe sorrentinian.
Kjo praktikë e pastër usurai do të fuste në burg këdo kredidhënës por në Shqipëri kjo është lavdëruar dhe përkrahur nga Banka Botërore, spinoff-et e Soros, deri sa edhe revista e famshme Forbes duke iu referuar Bankës Botërore dhe Soros e kanë vlerësuar si një ndër 50 institucionet jobankare më të suksesshme në botë. Nuk dihet se sa dollarë e ka blerë Soros këtë vlerësim por ajo që dihet është se me norma kaq të larta interesash (krejtësisht unike në Shqipëri) është normale që Fondacioni bamirës dhe jofitimprurës Besa të siguronte të ardhura të paimagjinueshme duke habitur çdo redaktor të Forbes.
Ky rrjet gjigand fajdeje që ka shtrirë metastazat e fajdesë në të gjithë Shqipërinë fshihet dhe mbrohet nga çifti Fullani në Bankën e Shqipërisë dhe Gjykatën e Lartë. Me dhjetëra urdhra ekzekutivë të paligjshëm që janë dhënë vetëm në Gjykatën e Tiranës vërtetojnë lehtësisht se si po e lufton Soros varfërinë në Shqipëri, nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të monitorimit të gjykatave nga Mjaft me paratë e USAID.
Në një nga shumë urdhrat ekzekutiv për sekuestrime të dhënë nga Gjykata e Tiranës në favor të Fondit të palicencuar BESA drejtuar Zyrës së Përmbarimit, citohet si më poshtë:
Fondi BESA me date 07.03.2006, i ka akorduar Z. Q. S. (emri është fshirë për arsye etike) nje kredi ne shumen 1.000.000 leke per nje afat kthimi 48 muaj, per nje interes 24 % ne vit....
...Ne baze te kushteve kontraktuale huamarrësi duhet te paguante një shume mujore prej 40.833 leke, nga te cilat shuma prej 20.833 leke përbën detyrimin kryesor dhe shuma prej 20.000 leke përbën interesatPo ashtu, ne piken 3 te kësaj kontrate është përcaktuar se ne rast se Huamarrësi nuk e përmbush detyrimin sipas termave te parashikuar në ketë kontrate, Huadhënësi ka te drejtë të kërkojë kthimin e menjëhershëm të huasë.
Vetëm kjo pjesës e dhjetëra urdhrave të paligjshëm ekzekutiv që janë dhënë nga Gjykata e Tiranës në dëm të kredimarrësve të ndryshëm që nuk kanë mundur të përballojnë interesat absurde të Fajdesë Besa, tregon se si ka funksionuar kredidhënia që do të luftonte varfërinë në Shqipëri. Merr 10 milionë dhe paguaj 20 milionë! Në asnjë rast në sistemin bankar shqiptar nuk aplikohen kredi të tilla që kredimarrësi të paguajë 200% të kredisë së marrë për 5 vjet (por edhe për 20 vjet sikur).
Po ti referohemi financimeve që ka marrë Soros nga Shteti Shqiptar nëpërmjet kredive të Bankës Botërore, Qeverisë Spanjolle, Qeverisë Zvicerane, Qeverisë Japoneze, dhe tashmë edhe Bankës së Këshillit të Europës, rezulton se mbështetja ndërkombëtare për luftën kundër varfërisë është transformuar në një praktikë të pastër fajdeje që nuk synon të mbështesë të varfrit por ti pijë gjakun hallexhinjve në nevoja ekstreme pagese të cilët janë të gatshëm të pranojnë çdo interes. Kështu ironia me luftën kundër varfërisë është një lojë tipike sardonike sorosiane. Le të kujtojmë se 4 vjet më parë Erion Veliaj i mori 120 milionë lekë OXFAM për luftën kundër varfërisë të cilat i shpenzoi për të marrë një jaht të bardhë për të shpërndarë fletëpalosje në bregdet, faturat e të cilave i printonin bizneset familjare të tija dhe të Arbjan Maznikut. Por Veliaj është vetëm një ushtar i mirë i Soros përballë gjeneralëve të fajdesë shqiptare Bajram Mucaj, Milva Ekonomi, Çapajev Gjokutaj, Shkëlqim Cani etj. të bekuar nga Guvernatori Fullani dhe qeveritarët shqiptarë në vite.
Kështu në emër të luftës kundër varfërisë Fondacioni Soros u jep kredi shqiptarëve me paratë që ua ka marrë shqiptarëve me norma interesi që në fund qytetari i ndihmuar paguan dyfishin e vlerës së kredisë. Ky Fondacion bamirës që ka siguruar dhjetra miliona dollarë fitime për llogari të Soros është rasti më tipik se si është pasuruar Soros në botë dhe përse shërbejnë organizatat e tij jofitimprurëse dhe spinoff-et e veta të tipit MJAF, G99, Instituti i Medias, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Instituti Agenda, etj.
Por një ndër shembujt më tipik të sistemit të fajdesë të insitucionalizuar nga filantropi Soros janë edhe kreditë me shifra shumëshifrore të kredive prej 45 milionë, 60 milionë, apo dhe mbi 100 milionë lekësh, shifra krejtësisht të jashtëligjshme, por kjo temë do të trajtohet në mënyrë të hollësishme në ditët e ardhshme nga gazeta Sot për të vërtetuar se çdo qelizë e veprimtarisë së Fajdesë Besa është një qelizë kanceroze që po infekton të gjithë sistemin bankar, mediatik dhe gjyqësor në Shqipëri.
Aspekti më ironik i kësaj historie është implikimi i sistemit gjyqësor shqiptar i cili ka dhënë urdhra ekzekutiv për sekuestrime pronash dhe kapitalesh të qytetarëve shqiptarë në shkelje të plotë të ligjit. Sistemi mafioz italian i usurait kurrë nuk i ka pasur gjykatat me vete, përkundrazi. Ndërsa rasti shqiptar është ironik deri në dhimbje.
Të gjithë urdhrat ekzekutiv të Gjykatave Shqiptare në favor Fondit Besa i referohen Kodit të Procedurës Civile Neni 510/d dhe Neni 511. Por po të lexojmë pikën d të Nenit 510 ajo i referohet akteve për dhënien e kredive bankare ndërkohë që tashmë kushdo ka dijeni se Fondi Besa nuk jep kredi bankare pasi nuk është Bankë! Por edhe në rast se do ti referohemi legjislacionit shqiptar të miratuar në Qershor 2008 që i njeh të drejtën e dhënies së titujve ekzekutiv institucioneve jobanka, kjo i referohet vetëm atyre institucioneve jobanka të cilat janë të licencuar për aktivitetin e tyre të kredidhënies nga Banka e Shqipërisë dhe vetëm për ato kredi që janë brenda kushteve të licencës. Ndërsa rasti i Fondit Besa si një institucion që ka dhënë kredi që nga Qershori 2007 e deri më sot pa asnjë lloj licence është krejtësisht i përjashtuar nga e drejta për të dhënë tituj ekzekutiv.
Tashmë sistemi i fajdesë ka implikuar në këtë skemë financiare kriminale jo vetëm Gjykatat por edhe Zyrën e Përmbarimit e cila është e detyruar të kërkoj zbatimin e urdhrave ekzekutiv të Gjykatave pavarësisht paligjshmërisë së tyre. Tashmë jemi në një situatë implikimi të të gjithë sistemit shtetëror dhe joshtetëror nga veprimtaria financiare kriminale e Besës. Me dhjetëra urdhrat ekzekutiv të dhëna nga gjykatësit shqiptarë të cilat i janë referuar Neneve 510 dhe 511 të Kodit të Procedurës Civile demonstrojnë se si është manipuluar sistemi shqiptar i Drejtësisë nga heshtja kriminale e Bankës së Shqipërisë dhe kumbarit të Besës Fullani.
Kodi i Procedurës Civile
Titujt ekzekutivë
Neni 510
Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv.
Janë tituj ekzekutivë:
a. vendimet civile të gjykatës që kanë marrë formë të prerë, vendimet e dhëna prej tyre për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm;
b. vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejta pasuror