E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja vajza e videos se skandalit seksual

Vajza qe u be strumbullari i atij qe po njihet cdo dite dhe me shume si Pango-gate apo skandali seksual i ministrit qe u shkarkua nga detyra, eshte Alkida Budini. Keshtu evidentojne mediat online qe kane nxjerre emrin e vajzes "X" duke publikuar edhe te dhena te plota per 24-vjecaren qe dyshohet se ishte protagoniste e nje regjistrimi filmik ne banesen e ministrit te shkarkuar te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Media shqiptare online (Revista Shqiptare etj.), kane publikuar edhe foto te vajzes. Sipas tyre, Alkida Budini, nje vajze nga fshati Suc i rrethit Burrel, momentalisht 24 vjecare dhe qe jeton ne kryeqytet, eshte bere e njohur per mediat, pasi ajo ka marre pjese tek Kafazi i Arte 1. Pikerisht aty njohu Ylli Pangon kur ate kohe ishte vetem 19 vjece.

Pas perfundimit te edicionit "Kafazi i Arte", vajza tentoi te punoje ne gazetari. Nisi punen ne nje televizion e me pas ne nje radio, per t'u rrokullisur, si ai guri qe gjen vendin e vet, ne stafin e "Fiks Fare".

Ai qe njihet si skandali i seksit me protagonist Ylli Pangon dhe sipas mediave online, edhe me Alkida Budinin, sipas te dhenave te Prokurorise se Tiranes, ka pasur finalizim me date 11 shkurt te ketij viti. Ate dite, vajza e re shkon ne banesen e Ylli Pangos i cili sikunder demonstrohet ne regjistrimin audio dhe video, nis ta "gjuaje" duke e nxitur qe te heqe rroba nga trupi. Ne nje moment vajza kerkon te qetesohet dhe duket se kjo e ka stepur ministrin tashme te shkarkuar, i cili nuk ka shkuar me larg por ndoshta dhe ne nje konsensus te heshtur me vajzen, e kane mbyllur "historine", duke u ndare me nje bisede te shkurter mbi dokumentet qe vajza kishte sjelle per te aplikuar per punesim ne MTKRS.

Nderkohe, burime nga Prokuroria e Tiranes, bene te ditur dje se jane duke hetuar ne lidhje me skandalin e dyshuar te seksit. Prokurore e ceshtjes eshte Anila Leka. Mesohet se hetimi po lokalizohet ne dy pista, ate te shperdorimit te mundshem te detyres permes ngacmimeve seksuale dhe ate te regjistrimit te paligjshem dhe shkeljes se privatesise. Prokuroria beri te ditur dje per "Koha Jone" se pasi te perfundoje hetimet e plota, do te vendose nese do te ngreje akuza zyrtare dhe nese dosje te mundshme do te shkojne ne gjykate per shqyrtim te metejshem. Po dje, prokuroria mohoi qe vajza e perfshire ne regjistrimin e videos te jete arratisur apo zhdukur nga vendi.

Te dhenat:

Emri: Alkida

Mbiemri: Budini

Mosha: 19 vjec

Vendlindja: Suc (Burrel)

SKEDA ME TE CILEN U PARAQIT TEK KAFAZI I ARTE

Ndoshta eshte konkurrentja me e guximshme. Prinderit e kane mbeshtetur qe ne momentin e pare vendimin per te marre pjese ne Kafazin e Arte, ose me saktesisht, e ema ka qene motor i ketij vendimi. Nuk eshte e dashuruar, dhe nuk ka qene kurre e tille. Suci eshte vend i vogel dhe atje cdo gje merret vesh. Per te eshte hera e pare qe jeton kaq prane meshkujve te panjohur.

Ka dy vellezer e dy motra. Endrra e saj eshte te vazhdoje shkollen e larte ne Tirane, ose te shkoje tek vellai ne Angli i cili jeton atje prej vitesh dhe eshte martuar me nje vajze spanjolle te quajtur Stephany. Ka dashur gjithmone te merret me art, por kjo ka qene per te vecse nje enderr e parealizuar. Jeta e saj ne Suc eshte shume monotone dhe deshiron ta ndryshoje sa me shpejt.

Eshte ne diete te vazhdueshme, dhe sic thote e ema: "Alkida uje te pije i behet shendet".

Do te donte te lexonte libra por nuk ka vullnet. Ka deshire te behet sociologe".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›