E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rigazimi, Katari jep 2.5 miliarde euro per Semanin

Kryeministri Berisha gjate dites se dyte te vizites se tij ne Katar bisedoi per detajet e projektit te rigazimit ne Seman te Fierit, nje projekt ky me nje vlere prej 2.5 miliarde dollare, qe pritet te konkretizohet se shpejti. Kreu i ekzekutivit shqiptar takoi ministrin e Energjise dhe Industrise se Katarit, Abdullah bin Hamada al-Attiyah dhe shefin ekzekutiv te "Qatari Petroleum Company", ku u diskutua ne lidhje me kete projekt te rendesishem, ne fushen e energjise per vendin dhe per rajonin, i cili do te ndertohet ne Seman. Gjate bisedes ministri i Energjise se Katarit shprehu gjithashtu interesimin qe te studiojne edhe menyrat e shfrytezimit te depozitave natyrore te gazit qe ekzistojne ne Shqiperi, si dhe fusha te tjera bashkepunimi ne sektorin e energjise nepermjet QPC. Po keshtu te pranishmit rane dakord, qe nje grup ekspertesh teknike te kompanise, te vijne per te diskutuar me grupet e eksperteve vendas per te konkretizuar idete e diskutuara. Nga ana tjeter ministri i Energjise, shprehu vleresime per zhvillimet ne vend, duke u ndalur vecanerisht ne kontributin e kryeministrit Berisha ne hartimin e politikave, ne perkrahje te investimeve te huaja dhe ne suksesin e reformave e revolucionin fiskal. Hapa te cilat, sipas tij, kane bere qe Shqiperia te jete nje histori suksesi, per investimet e huaja per shume kompani te medha. Ne nje interviste per median, kryeministri Berisha tha se nje vend kryesor ne viziten e tij ne Katar zune bisedimet per projektin e Semanit. Sipas Berishes, ky projekt prej rreth 2.5 miliarde euro eshte nje nga projektet me gjigante te rajonit dhe me gjere. Kreu i qeverise shqiptare beri me dije se i kishte kerkuar qeverise se Katarit te marre pjese ne kete projekt, sikurse i kerkoi edhe sigurimin me gaz te ketij projekti te madh, ne rast se kjo qeveri nuk perfshihet direkt ne projekt. "Per shkak te interesit te vecante qe treguan ndaj ketij projekti, kerkuam qe te vije ketu dhe ministri i Naftes dhe i Gazit, per te diskutuar kryesisht lidhur me projektin. Autoritetet e ketij vendi treguan interes real per projektin e Semanit, qe eshte nje nga projektet me te medha ne rajon per rigazifikimin dhe prodhimin e energjise", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas kreut te ekzekutivit shqiptar, vizita ne Katar mund te konsiderohet si e frytshme dhe se shpejti ne Shqiperi, do te vijne per vizite kryeministri dhe Emiri i Katarit, te cilet pritet te shohin dhe te bisedojne konkretisht per investimet e Katarit ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›