Lazarat, pranga komunarit doganier

Gjirokaster- Doganieri i Kakavijes, kryetar i Keshillit te Komunes Lazarat ne Gjirokaster, arrestohet per "shperdorim detyre", pasi favorizoi nje tregtar televizoresh, i denuar me pare per vjedhje me arme, duke mos i zhdoganuar mallin. Tregtari Pellumb Kaziu, nga Tirana, levizte me fuoristraden e tij tip "Mitsubishi" te pajisur me feneline te policise rrugore, nje vertetim fals, qe mbante firmen e ish-kreut te qarkullimit Tirane, Krenar Ahmeti dhe materiale te tjera policore. Uniformat blu sekuestruan mjetin, pajisjet dhe 16 televizore plazma, ndersa i vune prangat, pervec tregtarit qe u hoq si polic, edhe doganierit nga Lazarati, Agron Basha. Nga verifikimet e kryera, mjeti kishte kaluar ne Kakavije gjate mbremjes se marte, ndersa nuk i ishin kryer veprimet procedurale.
Operacioni
Efektivet e Policise se Gjirokastres kane ndaluar doganierin e Kakavijes, menjehere pasi nga Greqia kishte ardhur ngarkesa me televizore, qe i ishte shmangur detyrimit fiskal. Burime zyrtare thane se duke u zbardhur dita e djeshme, nga ana e specialisteve te sektorit Kunder Krimit Financiar, eshte bere arrestimi ne flagrance i 37-vjecarit Pellumb Kaziu, si dhe 43-vjecarit Agron Basha. Mbi doganierin Basha, rendon akuza per vepren penale te "shperdorimit te detyres", ndersa per Kaziun, i denuar edhe me pare per "vjedhje me arme", rendojne akuzat per veprat penale te "kontrabandes me mallra te tjera" dhe "pervetesim i titujve apo i detyres shteterore". Mesohet se 37-vjecari nga kryeqyteti eshte ndaluar nga sherbimet e policise ne rrugen kombetare Gjirokaster-Tepelene. Fillimisht automjeti me te cilin ai udhetonte, tip "Mitsubishi", me targe TR 37 37 P, i eshte nenshtruar kontrollit te policise. Sipas burimeve nga grupi hetimor, gjate kontrollit policor eshte konstatuar se me kete automjet, transportohej nje sasi malli prej 16 televizore plazma, ku gjashte prej tyre ishin 32 polsh dhe 10 te tjeret ishin 40 polsh, per te cilet nuk kishte paguar asnje detyrim doganor.
"Polici"
"Ne momentin e ndalimit Pellumb Kaziu, iu prezantua punonjesve te policise si oficer policie i Krimit Ekonomik ne Tirane, nderkohe qe mbi kabinen e automjetit me xhama te zinj, mbante nje feneline me ngjyre blu te ndezur, kurse mbi kroskotin e makines me pamje te dukshme dhe te qarte nga jashte, ishte nje tabele si ato qe perdor Policia Rrugore, per ndalimin e automjeteve", tha nje efektiv qe mori pjese ne operacion. Tabela mbahej me qellim qe t'ju shmangej kontrolleve te policise. Gjate kontrollit te ngarkeses me televizore, agjentet e policise evidentuan faktin se nuk ishte paguar asnje detyrim doganor. Gjate vazhdimit te hetimeve ne lidhje me kete ngjarje, organet e hetimit konstatuan se Kaziu, se bashku me automjetin e tij, ka hyre ne territorin shqiptar nga pika e kalimit kufitar Kakavije, me daten 10 mars 2009, rreth ores 18:00. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ne kontrollin fizik te deges se doganes Kakavije, ku ne detyre ka qene doganieri fizik Agron Basha, nuk eshte bere asnje praktike per zhdoganimin e mallit qe ndodhej ne automjetin tip "Mitsubishi".
Skeda e dy te ndaluarve, njeri i denuar, tjetri zyrtar vendor
Zyrtaret vendore te Policise se Gjirokastres thane se Pellumb Kaziu, ka qene i skeduar edhe me pare. Ne vitin 1995, ai ka vjedhur nje makine me dhune dhe eshte denuar pas arrestimit me 5 vjet burg per vepren penale "vjedhje me arme". Ndersa per doganierin Agron Basha, mesohet se kryente njekohesisht edhe detyren e kryetarit te Keshillit te Komunes Lazarat. Per kete ngjarje, materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per ndjekje te metejshme hetimore. Nga ana e policise u be sekuestrimi i televizoreve, te cilet ishin blere ne Greqi dhe do te tregtoheshin ne Shqiperi, i sinjalistikes dhe automjetit, ne cilesine e proves materiale. Mbi doganierin Agron Basha rendon akuza per vepren penale te "shperdorimit te detyres", ndersa per Pellumb Kaziun, veprat penale te "kontrabandes me mallra te tjera"dhe "pervetesim i titujve apo i detyres shteterore".