E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja vendet që kanë ratifikuar deri më tani protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Çekia dhe Spanja ratifikuan dje Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke iu bashkuar 11 vendeve të tjera anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior që e kanë mbyllur këtë proces.    
Më poshtë renditen datat e ratifikimit të këtij Protokolli nga parlamentet respektive të këtyre vendeve, anëtare të NATO:

- 15 shtator 2008 - Ratifikimi nga Parlamenti hungarez
- 18 shtator 2008 - Ratifikimi nga Parlamenti letonez
- 25 shtator 2008 - Ratifikimi nga Senati i SHBA-së  
-   6 tetor    2008 - Ratifikimi nga Parlamenti lituanez
- 16 tetor    2008 - Ratifikimi nga senati i Polonisë
- 21 tetor    2008 - Ratifikimi nga Senati i Rumanisë  
- 23 tetor    2008 - Ratifikimi nga Parlamenti i Bullgarisë 
- 24 tetor    2008 - Ratifikimi nga Parlamenti i Sllovakisë    
- 26 nëntor 2008 -  Ratifikimi nga Parlamenti turk    
-  4 dhjetor 2008  - Ratifikimi nga Senati francez
-  9 dhjetor 2008  - Ratifikimi nga Parlamenti danez
- 17 dhjetor 2008 - Ratifikimi nga Senati spanjoll
- 17 dhjetor 2008 - Ratifikimi nga Dhoma e Deputetëve çekë
Aktualisht, nga 26 vendet anëtare të NATO-s vetëm gjysma e tyre (13) e kanë ratifikuar Protokollin e anëtarësimit, ndërkohë që 13 të tjera pritet ta përfundojnë në ditët në vijim dhe këtu përfshihen Belgjika, Kanadaja, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Britania e Madhe, Greqia, Sllovenia, Gjermania dhe Estonia.    

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›