Patozi: Protesta e PS-së nuk ka asnjë lidhje me mazhorancën

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së reagon pas largimit të PS-së nga punimet e seancës së sotme Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi tha sot në Kuvend se "protesta e PS-së nuk ka asnjë lidhje me maxhorancën". Pas bojkotimit të seancës së sotme të parlamentit kreu i deputetëve demokratë u shpreh se "protesta e socialistëve drejtohet në boshllëk, pasi ajo nuk ka asnjë lidhje me maxhorancën". Duke sqaruar zhvillimet e fundit, pas kthimit nga Presidenti të ligjit të Kodin zgjedhor, z. Patozi tha se "dihet botërisht se ne e kemi votuar bashkarisht kodin dhe nuk kemi pasur anjë divergjencë për ta kaluar". "Në njëfarë mënyre kemi pasur qëndrim të përbashkët lidhur me kthimin e tij në Kuvend, duke e konsideruar një gabim që nuk duhet të ndodhte dhe një lëvizje të paqëlluar ose të evitueshme të Presidentit të Republikës", tha Patozi. Në vijim të deklaratës së tij, ai shtoi se ajo që kemi vendosur bashkarisht ka qënë ringritja e komisionit për shqyrtim të dekretit të Presidentit, si e vetmja formë që lejonte rregullorja për kapërcimin e situatës. "Deri tani është zhvilluar vetëm një mbledhje e komisionit, i cili ka ngarkuar ekspertët për ndryshimet e nevojshme që kërkohen, për ta votuar kodin bashkarisht këtu. Pra kemi një rakordancë të plotë dhe unë nuk e kuptoj se kujt i drejtohet protesta e grupit parlamentar të PS-së, pasi ajo se nuk ka asnjë lidhje me maxhorancën", u shpreh në Kuvend deputeti Patozi.
...