Ja vendet që ofrojnë bursa studimi për të rinjtë shqiptarë
Të rinjtë shqiptarë që duan të ndjekin studimet universitare apo pasuniversitare jashtë Shqipërisë mund të përfitojnë nga bursat e studimit që ofrojnë vendet si Italia, Greqia, Franca, Gjermania, vendet e Ballkanit Perëndimor, Egjipti apo edhe Japonia. Bursat e studimit të ofruara përcaktohen nga vet vendet ofruese, të cilat bëjnë ofertat e studimit nëpërmjet ambasadave të tyre në vendin tonë. Këto të fundit bashkëpunojnë me Ministrisë e Arsimit dhe Shkencës për të bërë të ditur kushtet dhe procedurën që duhet ndjekur për të përfituar këto bursa. Bursat Burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëjnë të ditur se bursa studime janë ofruar pothuajse nga të gjitha vendet e Evropës Perëndimore por jo vetëm kaq. Egjipti dhe Japonia po kështu dhe vendet e Evropës Lindore kanë ofruar bursa studimi për të rinjtë shqiptarë. Ambasadat e vendeve të huaja bashkëpunojnë me MASH për të publikuar vendet e studimit që ato ofrojnë. Bursat ofrohen në periudha të ndryshme kohe dhe kohëzgjatja përcaktohet nga vendet ofruese. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk mund të jepet një shifër e saktë lidhur me bursat e studimit që mund të përfitojnë të rinjtë në këto vende, por shprehen se ky institucion është i interesuar që të rinjtë shqiptarë të përfitojnë sa më shumë bursa studimi. Greqia është një ndër vendet që ofron çdo vit bursa studimi për të rinjtë shqiptarë. Po kështu edhe Italia dhe Franca. Vendet e Ballkanit Perëndimor ofrojnë gjithashtu bursa studimi universitare e pasuniversitare në kuadër të programit ERASMUS. Një nga vendet që ka ofruar bursa studimi parauniversitare është Egjipti. Qendra Demografike dhe Fondi Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik në Kajro, ofron bursa për studime pasuniversitare në fushën e studimeve demografike për periudhën janar-dhjetor 2011. Studimet Studentët shqiptarë që duan të fitojnë një bursë studimi jashtë duhet të aplikojnë kur vendet përkatëse ofrojnë këto vende studimi nëpërmjet ambasadave. Agjencia Universitare e Frankofonisë ofron bursa për studentët nga Evropa Lindore dhe Qëndrore, për Master, doktoraturë dhe për perfeksionimin në formim ose kërkim. Afati për aplikim është deri në mes të muajit shtator. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë ofron Programin e Bursave për studime universitare dhe pasuniversitare për kandidatë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe të Teknologjisë (A.E.I dhe T.E.I) në Greqi, për vitin akademik 2010-2011. Çdo studentë që dëshiron të ndjek studimet në Universitet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojë nga programi Erasmus Mundus. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 tetor. Projekti parashikon që kohëzgjatja e studimeve në të gjitha fushat të jetë jo më shumë se 48 muaj. Bursa studimi për të rinjtë shqiptarë në Itali Italia ofron 110 muaj bursa për studentët shqiptarë, gjatë vitit të ardhshëm akademik 2010-2011. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane, e cila edhe këtë vit do t’u ofrojë shtetasve shqiptarë, 110 muaj bursash për t’u kryer pranë institucioneve shkencore italiane. Sipas njoftimit të posaçëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane, për shkak të disponibiletit të kufizuar ekonomik, për vitin akademik 2010-2011, mund të financohen vetëm bursa me datë fillimi 1 tetor 2010 deri më 30 shtator 2011. Bursa universitare dhe pasuniversitare në Greqi Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë ofron bursa për studime universitare dhe pasuniversitare për kandidatë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe të Teknologjisë (A.E.I dhe T.E.I) në Greqi, për vitin akademik 2010-2011. Aplikantët për studime universitare ose pasuniversitare, të cilët nuk e njohin gjuhën greke, do t’i nënshtrohen vitit përgatitor të kësaj gjuhe për një vit akademik, i cili fillon në shtator 2010. Formularët e aplikimit dhe materiale të tjera informues për këto bursa mund të tërhiqen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH. Bursa studimi për studentët në Francë Agjencia Universitare e Frankofonisë njofton se ka nisur aplikimi për bursa për studentët nga Evropa Lindore dhe Qendrore, për Master, doktoraturë dhe për perfeksionimin në formim ose kërkim. Afati për dorëzimin e dokumenteve të aplikimit për bursa përfundon në mes të muajit shtator. Afati për fillimin e aplikimeve për të përfituar këto bursa ka nisur më datën 7 qershor dhe përfundon më shtator 15 të vitit 2010. Periudha e zgjedhjes së kandidatëve fitues do të jetë nga 15 Shtator deri më 15 Tetor, ndërsa publikimi i rezultateve për kandidatët fitues do të bëhet më 25 tetor 2010. Bursa studimi në universitet e Ballkanit Perëndimor Çdo studentë që dëshiron të ndjek studimet në Universitet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojë nga programi Erasmus Mundus. Personat e interesuar duhet të nisin aplikimet për të studiuar, për të ndjekur një master apo për të mbrojtur një doktoraturë në një nga vendet e përfshira në program. Aplikimi mund të bëhet në një nga universitet në vendet si; Bosnja & Hercegovina, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 tetor. Projekti parashikon që kohëzgjatja e studimeve në të gjitha fushat të jetë jo më shumë se 48 muaj. Lëvizshmëria e studentëve dhe akademikëve në universitet e vendeve të Ballkanit mund të zgjas për një periudhë katër vjeçare. Programi Erasmus Mundus parashikon dhënien e bursave për studentët në nivel universitar 55-65 për qind të totalit, për studentët në nivel Masteri 15-25 për qind dhe për Doktoraturat 1-10 për qind të totalit. Për Post-doktoraturat ofrohet 1-10 për qind e financimeve ndërsa për stafin akademi 5-15 për qind. Egjipti ofron bursa pasuniversitare Qendra Demografike dhe Fondi Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik në Kajro, ofron bursa për studime pasuniversitare në fushën e studimeve demografike për periudhën janar-dhjetor 2011. Studentët mund të përfitojnë bursa për degët, Diplomë e Përgjithshme në Demografi si dhe Diplomë e specializuar për zhvillimin e popullsisë, por kusht është që kandidati të ketë një diplomë të përgjithshme me vlerësimin minimal mirë. Po kështu ofrohet program studimi për nivelin Master në demografi, por me kusht që kandidati të ketë një diplomë të specializuar në këtë fushë me vlerësimin minimal mirë. Të rinjtë që duan të ndjekin studimet në Egjipt duhet të kenë diplomë të nivelit të Parë (DNP). Kusht tjetër është që kandidatët, duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, duke qenë se mësimet pasuniversitare zhvillohen në gjuhën angleze. Për studime të avancuara për dy programet e fundit (2 dhe 3), kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të veçanta. Preferencë do të kenë aplikantët, të cilët kanë eksperiencë në fushën e demografisë.
1 Shtator 2010