BSH do heqë nga qarkullimi kartëmonedhën njëmijëlekëshe para vitit '97
Njëmijëlekëshi i prodhuar para vitit 1997 planifikohet që të tërhiqet nga qarkullimi. Banka e Shqipërisë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes dje, mori dhe vendimin lidhur me këtë projekt. Tërheqja e kartëmonedhave nga qarkullimi është një nga procedurat që kryhet nga Banka Qendrore. Dje në mbledhjen e Këshillit të Mbikëqyrjes u mor edhe vendimi për këtë kartëmonedhë e cila gradualisht ka dalë nga qarkullimi. Po dje u bë edhe një analizë më e hollësishme mbi sistemin bankar në vend gjatë tremujorit të dytë.
1 Shtator 2010