Jackie & Bob - Një histori sekrete
“Kur vdekja i jep fund një marrëdhënieje të shtrenjtë për ne, ajo shpesh krijon një tjetër, më të ëmbël akoma”, shkroi një ditë Jacqueline Kennedy. I quajtur “pasion sekret”, hetimi i David Heymann zbardh një sekret: lidhjen mes së vesë së John Kennedyt me vëllain e tij, senatorin Robert F. Kennedy, që zgjati nga viti 1964 deri 1968. Gjatë jetës së presidentit të vrarë, ishte përhapur fjala për një nga trillet e tij të fundit, pikërisht me motrën e Jackie-t, Princeshën Lee Radziwill. Ndërsa e veja, nga ana e saj kishte pasur një lidhje me vëllanë e bashkëshortit të saj. çka do të thotë se Jackie Kennedy është goditur dy herë.
Robert bëhet
kreu i klanit
Robert Kennedy, sipas traditës së fisit, nuk kishte mbetur prapa me aventurat hollivudiane: edhe pse i martuar me Ethel Skakel, ai frekuentoi hapur Marilyn Monroe, Jayne Mansfield, Lee Remick dhe Kim Novak. Vrasja e të vëllait e bëri kryetar të klanit. Nisi të kalojnë kohë me Jackie-n, duke luajtur rolin e një babai zëvendësues për Caroline dhe John Jr. Në disa muaj, një lidhje tjetër kishte nisur. Nëse Jackie Kennedy kishte kaluar dy net, në vitin 1964, në krahët e Marlon Brandos, është me të kunatin që do të krijojë një çift të fshehtë. Që prej Pashkëve 1964, gjatë një qëndrimi në Antigua, ata janë parë të mbahen për dore, e të pëshpërisin fjalë në vesh. Kur Bobby Kennedy dha dorëheqjen nga funksioni i tij si Ministër i Drejtësisë për të kandiduar për Senatin në Nju Jork, Jacqueline lë Uashingtonin për tu vendosur në këtë qytet. Gjithçka është e qartë. Vite më vonë, të gjitha dëshmitë përputhen.
Në Krishtlindjet e vitit 1964, një fqinjë dhe mikeshë e tyre, Mary Harrington, sheh Jackien topless në lëndinën e një vile në Palm Beach, me Bobbyn në rroba banje në krah të tij: “Kur ata u përqafuan, ai i vendosi dorën mbi gjoks dhe tjetrën e rrëshkiti mbi shpinë. Bobby flinte me kunatën, ishte e qartë”. Por Shërbimet sekrete nuk mbetën pas: shoferi i Robertit konfirmon se e ka lënë këtë të fundit para apartamentit njujorkez të Jackiet dhe do ta merrte të nesërmen. Ka njerëz të panumërt që i kanë parë në plazh, apo në stallat e një qendre hipizmi. Në një shënim dërguar Hooverit, kreut të FBI-së, vihet në dukje: “Subjekti [RFK] duket se po shpenzon të gjithë kohën e tij të lirë me znj Kennedy”. Nuk mungojnë edhe dëshmitë e shoqërisë. Franklin Roosevelt Jr thotë se ata sillen “si të rinj që vuajnë nga dashuria”. Cecil Beaton thotë: “I thashë vetes se në qoftë se ai do të bëhej President, ajo do të jetë përsëri zonja e parë”. “Për Bobbyn, unë do të hidhesha nga dritarja”, paskësh thënë Jackie Kennedy. “Më mirë të mbahen disa gjëra të fshehta”, komenton Ted Kennedy, vëllai më i ri dhe kreu i ardhshëm i klanit. Gjatë kësaj kohe, Ethel jetonte në Hickory Hill, në Virginia, duke rritur fëmijët e Robertit.
Por jo gjithçka do të shkojë vaj. Poligamia Kennedy mbetet një lloj ligji i pashkruar që nga vitet kur Patriarku Joe tregoi lidhjen e tij me Gloria Sëanson. Jackie Kennedy, e veja krenare, mëson të përkufizojë lirinë e saj. Thuhet se ajo kaloi një natë me bankierin Andre Meyer, më tej krijon një lidhje të re me një arkitekt nga San Francisco, John Carl Warnecke. Në shkurt të vitit 1965, ajo do të binte për herë të parë në krahët e Aristotel Onasisit në jahtin “Christina”. Manjati grek priti kohën e tij për të lëshuar ca fjalë të hidhura: “E vetmja gjë e përbashkët mes JFK dhe RFK, është Jacqueline Kennedy”. Pas tragjedisë që erdhi nga një e shtënë pistolete, ditën kur Bobb mori presidencën e Kalifornisë, Jackie u martua me Onassis çka mbuloi skandalin që do të kishte plasur nëse do të ishte zbuluar lidhja e saj me të kunatin. “Bob ishte i preferuari i të atit. I imi gjithashtu”, do të thoshte ajo më vonë. Mes dy burrave që kishte dashur, ai i fshehti kishte qenë ai i zgjedhuri prej zemrës së saj.