E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akreditohen dy ambasadorë

Nga Express më 17 mars 2011 në ora 21:17

Presidenti Behgjet Pacolli ka pranuar të enjten letrat kredenciale nga dy ambasadorë të rinj, të cilët edhe u betuan në kabinetin e tij në një ceremoni solemne.

Ian Cliff është ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ndërsa Zoran Vodopija është ambasador i Kroacisë.

Presidenti Pacolli ka falënderuar përfaqësuesit e dy shteteve për ndihmën që kanë dhënë deri tani për Kosovën.

“Populli dhe institucionet e Kosovës falënderojnë shumë Mbretërinë e Bashkuar për çdo gjë që ka bërë, për mbështetjen që i ka dhënë formimit dhe forcimit të Republikës së Kosovës”, tha Presidenti Pacolli në takim.

Ndërsa ambasadori Ian Cliff tha se për Mbretërinë e Bashkuar, Kosova është një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit.

Ambasadori kroat në Prishtinë, Zoran Vodopija, duke ia përcjellë Presidentit Pacolli urimet e Presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq, theksoi se Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie do t’i zhvillojnë dhe zgjerojnë në të ardhmen edhe më shumë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›