Kryeprokurori spanjoll takon Ina Ramën

Gjatë vizitës së tij në vendin tonë Kryeprokurori i Spanjës Candido Pompido Touron ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të organeve të drejtësisë. Takimet kanë nisur me kryeprokurorin Ina Rama. Në qëndër të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe, vazhdimi i eksperiencës së krijuar deri më tani dhe ngritja në nivel me të lartë të bashkëpunimt që ekziston prej gati 2 vitesh. Mes dy drejteusve të prokurorisë është diskutuar nënshkrimi i një marrëveshje të përbashkët midis prokurorisë Shqiptare dhe asaj Spanjolle. Marrveshja do të synojë forcimin e raportit të krijuar, lehtësimin e procedurave për shkëmbimin e informacionit dhe të hetimeve paralele që zhvillohen mes dy vendeve tona. Gjatë bisedës për një bashkëpunim më të ngushtë mes palëve është prekur veçanërisht goditja e krimit të organizuar dhe lufta kundër terrorizmit.
Më pas kryeprokurori i Spanjës ka zhvilluar edhe një takim me presidentin Bamir Topi, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ndërsa në mesditë kryeprokurori i Spanjës ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Drejtësisë Bujar Nishanin, ku është diskutuar për bashkëpunimim mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar.