E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB kallëzim penal ndaj PS-së për letërnjoftimet

Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj Partisë Socialiste për letërnjoftimet.
Kallëzimi është bërë për përhapje të rreme të informatave për falsifikim të letënjoftimeve.
"Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 4 Mars 2010, është deklaruar publikisht se ka prova e fakte të cilat disponohen nga ana e deklaruesve, në lidhje me qarkullimin dhe përdorimin nga persona të ndryshëm të kartave të identitetit false (letërnjoftimeve elektronikë). Ky pohim është ripërsëritur nga mediat e shkruara si edhe në emisionin "Ora e Debatit" të datës 12.3.2010 në Televizionin "Ora News"" thuhet në deklaratën për shtyp të MB-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›