TI: Kosova shënon përmirësim të lehtë

Organizata Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për 2012, duke renditur 176 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.
Sipas këtij indeksi, Kosova sivjet ka shënuar përmirësim të lehtë. Në 2011 ka zënë vendin e 112-të, këtë vit renditet e 105-ta.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 113-të. Shqipëria ka pësuar rënie të madhe nga viti i kaluar, kur është renditur në pozitën numër 95.
Me një vlerësim më të dobët sivjet përballet edhe Mali i Zi, duke rënë nga vendi i 66-të, ku ka qenë vitin e kaluar, në vendin e 75-të. Nga vendet e rajonit, përmirësime kanë shënuar edhe Kroacia, nga pozita numër 66 në pozitën numër 62, Bosnja nga 91 në 72 dhe Serbia nga 86 në 80. Maqedonia ka mbetur në vendin e njëjtë, numër 69, ashtu si edhe vitin e kaluar./Indekosnline/