E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jacobson viziton FSK-në në Ferizaj

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson i ka vizituar të enjtën një ekip të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe trajnuesit e tyre amerikanë në Ferizaj, njofton një komunikatë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ambasadorja Jacobson ka takuar ekipin TRADOK apo regjimentin e trajnimeve dhe doktrinës në kuadër të FSK-së të cilët po trajnohen nga kadetët e Korpusit Trajnues të Oficerëve Rezervë të SHBA-ve.

Trajnuesit amerikan po ndihmojnë ushtarët e FSK-së që të përmirësojnë njohuritë e tyre të anglishtes, ndërsa të njejtit më vonë do të vizitojnë edhe regjimente të tjera të FSK-së dhe do të ndërmarrin projekte të ndihmave humanitare së bashku me pjesëtarët e kësaj force./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›