E Shtunë, 31 Tetor 2026

VMRO-DPMNE kundë homoseksualitetit

Me këtë VMRO-DPMNE synon tua lejojë të drejtën e birësimit të fëmijëve vetëm bashkësisë që është përbërë nga gjini të ndryshme dhe personave që mund vetë të përkujdesen për fëmijët

vmro dpmnePartia në pushtet VMRO-DPMNE sot në Parlament ka dhënë një propozim për ndryshim të Kushtetutës, propozimi i cili përkufizon martesën si një bashkim vetëm mes një burri dhe një gruaje, shkruan portalb.

Me këtë VMRO-DPMNE synon tua lejojë të drejtën e birësimit të fëmijëve vetëm bashkësisë që është përbërë nga gjini të ndryshme dhe personave që mund vetë të përkujdesen për fëmijët.

Sipas deputetit Vlatko Gjorçev, kjo iniciativë është e mbështetur nga shumë qytetarë dhe beson se do të përkrahet edhe nga partitë tjera politike.

Për tu miratuar ndryshimet kushtetuese, propozimin e VMRO-DPMNE-së duhet të mbështes edhe opozita për shkak se për intervenimet e tilla, dy e treta e shumicës është e nevojshme./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›