E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, 2 persona grabisin me armë e maska shoferin e kamionit

Rikthehen grabitjet me armë e maska. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur mesditën e sotme një shofer kamioni në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ostren rreth orës 16:30, teksa nën kërcënimin e armëve dy persona të maskuar kanë ndalur shoferin e kamionit, duke e grabitur më pas, shkruan BW.

Mësohet se shoferit i janë grabitur 3 mijë euro, ndërsa menjëherë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Korespondenti Enver Doci në një lidhje telefonike për News 24 sqaroi se terreni ku ka ndodhur ngjarja është shumë i vështirë, duke i lejuar grabitësit të fshihen lehtësisht dhe t’i shpëtojnë policisë. Po sipas tij, policia e ka shumë të vështirë të bjerë në gjurmët e tyre në këtë zonë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›