E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jafar Panahi nuk duhet te kthehet ne burg

Protesta e kineasteve nga bota


Kineastet ne te gjithe boten kane leshuar nje peticion ne shenje proteste kunder vendimit qe ka marre Gjykata e Teheranit ne Republiken Islamike te Iranit e cila ka denuar rende kineastin Jafar Panahi 1960.


Denimi 6 vjet burg dhe per 20 vjet nuk i njihet e drejta per te shkruar filmuar dhene intervista per shtypin per tu larguar nga vendi apo per te komunikuar me organizata te huaja kulturore.


Nje tjeter kineast Mohammad Rassoulov eshte denuar po me gjashte vjet heqje lirie.
Panahi dhe Rassoulov iu bashkohen shume te burgosurve te tjere qe vuajne denimin ne Iran ne nje shtet ku ankthi dhe rreziku jane realitet. Disa kane hyre ne greve urie te tjere jane te semure rende.


Perse qeveria iraniane mban kete qendrim ndaj Jafar Panahi-t Sepse ka komplotuar kunder vendit te tij dhe ka ndermarre nje fushate armiqesore ndaj regjimit ne Iran.


Por sic thekson peticioni i qindra mije firmetareve artiste nga bota e verteta eshte se Jafar Panahi eshte i pafajshem dhe i vetmi krim i tij eshte deshira per ta ushtuar zanatin e kineastit ne Iran i lire. Muajt e fundit qeveria e vendit te tij i ka shpallur lufte me qellim qe ta shkaterroje kete artist qe te mos e lejoje te flase.


Panahi eshte kineast i shquar filmat e tij jane shfaqur ne gjithe boten. shte ftuar nga festivalet prestigjioze te Kanes Venecies Berlinit kurse sot i ndalohet te vazhdoje punen e tij. Denimi i rende i heq lirine duke e grabitur ne kete menyre fizikisht dhe moralisht. Paskesaj atij i duhet te heshte te nderprese lidhjet me artistet vendas dhe nga bota.


Ky denim na revolton dhe skandalizon. Iu bejme thirrje gjithe kineasteve aktoreve skenaristeve dhe producenteve gjithe profesionisteve te kinemase cdo burri dhe cdo gruaje qe do lirine dhe qe i quan themelore te drejtat e njeriut te na bashkohet per te kerkuar heqjen e ketij denimi thuhet ne peticionin nenshkruar nga Festivali i Kanes Kinemateka Franceze Festivali i Lokarnos revistat Les Cahiers du cinma Citphilo nga Festivali i Venecias Qendra Audiovizuale Simone de Beauvoir dhe me dhjetera institucione shteterore apo organizma te pavarur te kinemase kudo ne bote.


Akuza ndaj dy regjisoreve per propagande kunder sistemit vjen nga pjesemarrja ne protestat qe pasuan pas rizgjedhjes se Ahmadinejad-it por mbi te gjitha per vepren e tyre e cila ka ne fokus dhunen ndaj lirive te qytetarit.


Ne mbrojtjen qe Panahi i ka bere vetes kujton se si zuri fill historia e tij se si iu bastis shtepia me 1 mars 2010 nderkohe qe bashke kolegun Rasoulof ishte ne proces xhirimi filmit per te cilin e akuzojne per propagande. Ky do te ishte nje film i realizuar ne kushte aspak te favorshme por me nje ndergjegje sociale si te gjithe filmat qe Panahi ka realizuar deri me sot.


Rasti im eshte shembull i paster se si mund te denohesh para se te besh krimin. Ju po me burgosni sepse une po bej nje film qe atekohe kur u arrestuam ishte xhiruar vetem 30. Ju duhet ta keni degjuar kredon e famshme Nuk ka zot tjeter vec Allahut e cila po ti thuash vetem pjesen e pare dhe ti heqesh te dyten kthehet ne blasfemi. Si mund ta provoni se eshte kryer nje krim kur keni pare vetem 30 te nje filmi qe nuk eshte montuar akoma


Pikerisht per kete film ai eshte akuzuar se ka pasur per qellim te inkurajoje demonstrata dhe protesta ndaj regjimit. Une jam kineast social jo politik filmat e mia jane drama sociale jo qendrime politike thote Panahi.


shte hera e dyte brenda vitit 2010 qe Panahi autor i filmave Rrethi Balona e bardhe Jashte ndodhet ne kete pozite ekstreme dhe serish bota kinematografike i ka dale ne krah u lirua njehere me kusht tani denohet serish dhe denohet shume me rende.


shte e paprecedent ne kinemane iraniane te arrestosh dhe te burgosesh nje kineast sepse po ben nje film dhe tia mundosh familjen nderkohe qe ai ndodhet ne burg. shte ngjarje e re ne historine e kinemase iraniane qe do te mbahet mend gjate thote ne fjalen e tij regjisori iranian. Historia deshmon se kujtesa e nje artisti eshte kujtesa analitike e shoqerise se tij.


Duke mesuar per kulturen dhe historine e vendit te tij duke pare ngjarjet qe ndodhin rreth tij ai veshtron shqyrton dhe i prezanton shoqerise nepermjet formes se tij te artit problemet e dites.


A mund te akuzohet nje njeri per kujtesen e tij per cfare ndodh ne mendjen e tij
Vrasja e ideve dhe shterpezimi i artisteve te nje shoqerie vetem nje pasoje ka vrasjen e rrenjeve te artit dhe krijimtarise. Te arrestosh koleget e mi dhe mua per nje film te paperfunduar nuk eshte gje tjeter vec sulm i atyre qe jane ne pushtet ndaj gjithe artisteve te ketij vendi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›