E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS sot dorezohen dokumentet per Komisionin

Dy takimet e zhvilluara ne oret e para te mengjesit kane gjetur zgjidhje vetem per dy pikat e para. Sot paradite negociatoret do ti dorezojne njeri-tjetrit dokumentet konkrete. Palet nuk terhiqen nga kerkesat pak shpresa per arritjen e nje kompromisi


TIRAN - Mazhoranca dhe opozita do te takohen sot me njera-tjetren per te diskutuar propozimet konkrete te seciles pale dhe per te dorezuar dokumente te shkruara per zgjidhjen e krizes. Tashme e gjithe ceshtja ka mbetur pothuajse ne nje pike te vetme si do te merren materialet e votimit.

PD kerkon qe KQZ te hape kutite dhe materialet zgjedhore ti dergoje ne Arkivin e Shtetit dhe qe aty mund ti marre Komisioni Hetimor. Kjo kundershtohet nga PS e cila kerkon qe materialet ti marre direkt nga kutite dhe qe kutite te mos preken me pare. Per kete pike u zhvilluan edhe dy takimet ne oret e para te mengjesit te djeshem. Kater juristet Fatmir Xhafaj e Damian Gjiknuri per PS-ne dhe Ilir Rusmali e Viktor Gumi per PD-ne u mblodhen dy here por duke arritur nje marreveshje vetem per dy pikat e para.


Mbledhja e pare u zhvillua ne oren 0040 dhe mbaroi pas ores 0200. Edhe pse palet arriten marreveshje per piken 2 dhe 3 nuk arriten qe te bien dakot per piken e trete te projektvendimit per materialet zgjedhore. Nderprerja e dyte ishte ne oren 0315 por edhe kete here marreveshja nuk u arrit. Ne oren 520 seanca plenare mbylli punimet me vendimin se do te mblidhet serish diten e hene ne mengjes.


Por sipas te gjitha gjasave edhe dita e hene do te shenoje nje deshtim te negociatave. Deri me tani jane zhvilluar dhjetera takime ku jane shkembyer ide e dokumente por serish ceshtja kthehet ne piken e nisjes dhe komisioni hetimor nuk ngrihet.


Pas deshtimit te negociatave te mengjesit te djeshem PD dhe PS kane vendosur qe ti japin edhe kater dite kohe njera-tjetres.


Duke shpresuar qe data 27 dhjetor te shenoje edhe arritjen e marreveshjes dy forcat politike ne draftet e pergatitura prej tyre do te japin opsionet konkrete se si mund te zgjidhet ceshtja e materialeve zgjedhore te cilat jane te parashikuara ne piken e katert te projektvendimit.


Gjate dites se djeshme perfaqesuesit e dy partive kane shkembyer mesazhe te shumta per gjetjen e konsensusit. Socialistet duan qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te vendose ne dispozicion te Komisionit Hetimor qe do te ngrihet te gjitha materialet zgjedhore duke perjashtuar fletet e votimit per te cilen mazhoranca eshte e prere per te mos e pranuar.


Hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se ketij komisioni per sa lejon Ligji Nr. 8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit do te bazohet ne materialet dokumentet ose provat qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore perjashto fletet e votimit qe gjenden ne kutite e fleteve te votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 te Kodit Zgjedhor.


Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ ti ruaje dhe ti vendose ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej Komisionit Hetimor te Kuvendit thuhet ne projektvendimin e PS-se.


shte pikerisht kjo pike e cila i mban palet larg ne arritjen e nje marreveshjeje per ngritjen e komisionit per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.


Nga e djathta mesohet se demokratet nuk terhiqen nga pretendimi i tyre per zbatimin e nenit 178 sipas te cilit dokumentet origjinale i dergohen KQZ-se brenda 3 muajve nga shpallja e rezultateve te zgjedhjeve dhe se ky institucion mban nje kopje dhe ia dergon dokumentet origjinale Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e kerkuar prej tij dhe brenda 24 muajve pas shpalljes se rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve.


Ndersa per socialistet sic edhe jane shprehur gjate takimeve te sotme eshte e papranueshme. Sipas PS-se zgjidhja eshte gjetja e nje klauzole ligjore e cila nuk do te pengoje Komisionin Hetimor ne marrjen ne shqyrtim te materialeve zgjedhore.

SHNIMI

Negociatoret e PD-se dhe PS-se kane zhvilluar dy takime ne oret e para te mengjesit 0040 -0200 dhe 0320-0440 duke gjetur zgjidhje vetem per dy pika. Takimet jane bere ne nje nga zyrat e Parlamentit teksa deputetet e tjere prisnin ne salle.


Negociatat mes PS-se dhe PD-se kane mbetur vetem ne piket e materialeve te votimit. Mazhoranca kerkon qe materialet te dergohen ne arkiv dhe PS ti marre aty. Opozita kerkon qe materialet ti marre direkt nga KQZ-ja pa perfshire institucione te tjera.


Kuvendi i ka lene kater dite kohe grupeve negociatore per te gjetur zgjidhjen e kesaj pike. Dje negociatoret kane shkembyer mesazhe ndersa sot do te zhvillohet takimi ku do dorezohen dokumentet konkrete.


Juristet e PS-se

Vetem nje dite para takimit PD-PS ku palet do te shkembejne dokumente konkrete te gjithe juristet e PS-se anetare te Komisionit te Ligjeve zhvilluan nje mbledhje per te diskutuar per pretendimet dhe propozimet e demokrateve. Mbledhja eshte drejtuar nga Sekretari per eshtjet Ligjore ne seline roze Fatmir Xhafaj. Gjate mbledhjes deputetet shkembyen pikepamjet per propozimet per zgjidhje qe opozita do ti paraqese sot demokrateve per arritjen e marreveshjes qe do ti jepte fund krizes politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›