Mosha tjeter e te rinjve

Ka gjashte vjet qe Ministria e Kultures mbeshtet nje Festivali Teatror te te Rinjve. Organizohet pak metra me tej salles historike te Teatrit Kombetar i cili ka kohe qe ka hyre ne nje regres te thelle.
A perfaqesojne keta te rinj nje opozite me anen tjeter te oborrit nje fare shprese apo nje ecje ne vend
I ngopur dhe monoton. Keto dy cilesi mendohet qe nje aktor nje regjisor nje njeri i teatrit ti veshe rralle. Por kjo nuk ndodh me ata qe bejne teater ne nje mjedis pa klime te pershtatshme domethene pa konkurrence sic eshte mjedisi shqiptar.
Festivali Teatror i te Rinjve qe u mbajt ne Teatrin Kombetar me 16 deri me 23 dhjetor i ngjan kesaj situate qe po mundohemi ta prezantojme ne vazhdim.
Regjisore dhe aktore qe riprodhojne veten qe nuk levizin nga nje fare niveli qe kane arritur. Nga nje edicion ne tjetrin shpresa eshte qe te takosh njerez te rinj ne menyren e te punuarit e te berit teater.
Ka gjashte vjet qe Ministria e Kultures e mbeshtet kete festival. Organizohet pak metra me tej salles historike te Teatrit Kombetar i cili ka kohe qe ka hyre ne nje regres te thelle. A perfaqesojne keta te rinj nje opozite me anen tjeter te oborrit A sjellin nje fare shprese apo eshte puna e tyre nje ecje ne vend
Ka gjashte vjet qe i vetmi kriter qe funksionon ne kete festival i menduar edhe si nje forme konkursi eshte mosha e pjesemarresve duhet te jene nen 35 vjec.
Edhe konkurrentet jane pothuajse te njejte.
Alma Hoti fituesja e cmimit te madh me 2009 me dramen e Lorkes Shtepia e Bernarda Albes pati nje prezantim te dobet kete vit. Ai konkurroi me komedine Nusja dhe vjehrra te Carlo Goldonit te perkthyer me shume mangesi na ajo vete me nje trupe aktoresh komike qe kane jo pak pervoje ne skene. E megjithate rezultati ishte i pakenaqshem.
Vepra te komedianeve dhe dramaturgeve si Goldoni Strindberg po edhe si Duras duken zgjedhje te mira jane tekste qe percjellin nje dialog te thelle dhe mesazhe te forta aktualiteti por trajtimi i tyre leximi i sakte apo interpretimi dhe prurja e veper ne bashkekohesi le shume per te deshiruar.
Kete vit konkurruan bashke konkurruan me ish-studente dhe studente edhe pedagoget Sonila Ulqinaku e Rozina Kostani.
E sigurt ne vetvete perballe konkurrenteve qe merrnin pjese per here te pare ne festival Ulqinaku ne ftesat elektronike i ftonte miqte dhe dashamiresit e teatrit te vinin dhe te shihnin nje veper te Haqif Mulliqit vene ne skene nen mjeshterine regjisoriale te Sonila Ulqinakut.
Ndersa pedagogia Kostani konkurronte me nje ekip qe mund ta quajme profesionist qe kishte ne perberje edhe aktor te Teatrit Kombetar.
Ne te quajturat synopsis te veprave dramaturgjike eshte e veshtire te gjesh nje koncept te sakte te qarte dhe jo te perkthyer nga wikipedia.
Kaosin e ideve qe paraqesin ne jurite e Festivalit e gjen pastaj ne ekzekutimin e veprave ne skene.
Fitues nje spektakel
Megjithate publiku e pati nje surprize te kendshme nga spektakli qe solli e reja Elma Dorezi. Me vepren Le te bejme seks i Valentin Krasnogorov-it nje autor bashkekohor nga Rusia Dorezi konkurroi ne festival. Titulli komercial nuk sugjeron aspak nje veper komerciale.
Nje cift nje profesor dhe nje vajze e re dialogojne per dy ore rresht per seksin. Ne fakt jane vetem disa qenie te vetmuara te pakenaqura qe vuajne qe duan vetem tia mbathin. Personazhet e Krasnogoriv-it perfundojne te gjithe ne nje cmendine duke gjetur qetesi vetem te mjekimet.
Vepra rrok edhe probleme te tjera tradhtia homoseksualiteti vetmia.
Ekipi i Elmes aktoret Marsela Lena Cubi Metka Liza Kujofsa Devis Muka Klodian Hoxha ishte nje ekip punetor. Te peste sollen energji dinamizem ritem ne skenen e vogel te Teatrit Kombetar dhe ia arriten qellimit e bene publikun te reflektonte. Per nje moment gjithkush i ka thene vetes ne salle Sa e zbrazet eshte jeta kur u besohet kenaqesive te shkurtra.
Nje nga arsyet pse Elma i shfrytezoi gjithe energjite e saj per shfaqjen eshte se e sheh si te vetmen mundesi qe te tregoje njohurite qe ka mbledhur gjate kater viteve ne Akademine e Arteve. Regjisorja u ndje e lumtur qe per here te pare iu dha mundesia ta kishte te gjithen per vete sallen e vogel te Teatrit Kombetar. Po ti referohemi fjaleve te saj rehatia dhe siguria te velin shpejt dhe ti shteron idete.
Shihej pasiguria ne syte e regjisores se re. Ndjeu frike kur kontaktoi per here te pare me autorin permes postes elektronike se mos ai nuk do ti pergjigjej per te drejten e autorit. U ndje e pasigurt edhe kur ne dialog me te per konceptin mbi vepren por pastaj rane ne nje mendje Ti ofronim publikut nje proces cmendurie live.
Pasi vuri ne vije kete ane Elma bashke me stafin filloi te mbledhe materiale. Kemi bere kerkimin tone ne terren per ti njohur njerez qe bartin shqetesimet dhe problemet e personazheve te Valentin Krasnogorov-it. Kemi reflektuar mbi kete lende.
Ndoshta nga kaq pak varet edhe suksesi i nje shfaqjeje. Te ndalosh nje hop dhe te reflektosh.
Le te bejme seks fitoi tri cmime cmimin si shfaqja me e mire cmimin e skenografise me te mire qe e mori skenografi Drini Shehu dhe aktorja me e mire joprotagoniste cmim qe i takoi Cubi Metkes.
Asnje argument juria
Asnje motivacion asnje argument nga juria per cmimet qe akordoi te enjten ne mbremje ne fund te edicionit VI te Festivalit Teatror te te Rinjve. Madje edhe fituesit nuk ishin fort te bindur nje dite me vone perse kishin fituar. Perse fitoi Eftiola Lacka e cila prej dhjete vjetesh luan me trupa profesioniste sidomos me teatrin kombetar
Perse fitoi Nik Xhelilaj qe hynte ne kete festival me duart me cmime per rolin e tij te fundit ne kinema
Edhe kjo lloj finaleje i shkon gjithe panorames monotone te festivalit.
Festivali teatror i te rinjve u themelua me nje qellim te mire. Pastaj idealet u lane rruges.