Tre parodistet marrin urdhrin Mjeshter i Madh
Me rastin e 55-vjetorit të krijimit të Estradës Profesioniste të Vlorës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar qytetin bregdetar. Me këtë rast, Presidenti u dorëzoi dekoratat artistëve dhe familjarëve të tyre. Leka Kruta, Mihallaq Lako, Meliha Doda, Kostandin Thana u dekoruan me urdhrin “Naim Frashëri”, i Artë. Po ashtu u dekoruan me të njëjtin urdhër pas vdekjes, artistët Reshat Osmani, Myqerem Ferra dhe Nazmi Bunjaku. Më tej, Presidenti dekori me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” tre parodistët e mirënjohur të Vlorës. Artisti Mane Lumani u dekorua me motivacionin: “Aktorit të mirënjohur të skenës së humorit në Vlorë e më gjerë, me interpretim të një niveli mjeshtëror, veçanërisht, në zhanrin e parodisë”, Agron Hamo me motivacionin “Aktorit të mirënjohur të skenës së humorit në Vlorë e më gjerë, me interpretim të një niveli mjeshtëror, veçanërisht, në zhanrin e parodisë”, si dhe Afrim Agalliu me motivacionin “Aktorit të mirënjohur të skenës së humorit në Vlorë e më gjerë, me interpretim të një niveli mjeshtëror, veçanërisht, në zhanrin e parodisë”. Me këtë rast, Presidentit Topi iu dhurua emblema e teatrit “Petro Marko” si dhe kryebashkiaku Gjika i dorëzoi simbolikisht emblemën e qytetit të Vlorës.