E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas zyrtarizimit, FRD hap degën e parë në Vlorë

Partia Fryma e Re Demokratike zyrtarizon hapjen e degës së saj të parë në qytetin e Vlorës. Kreu i grupit nismëtar i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, u shpreh se është zgjedhur Vlora si qyteti që FRD të hidhte hapin e parë, për vecantinë e sa historike dhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Oketa ka bërë thirrje nga Vlora që shqiptarët t`i bashkohen FRD-së si një frymë e re progresiste.
 

Ai deklaroi se Fryma e Re Demokratike mendon se Shqiptarët meritojnë një jetë më të mirë, më të qetë dhe me më shumë mundësi punësimi, shkollimi dhe zhvillimi të shpejtë, ndaj sipas tij kjo parti ka garantuar se do te agazhohet të punojë fort në këto drejtim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›