E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kapet shqiptari, vrau me thikë një person, plagosi 3 të tjerë

PELLA - Arrestohet një shqiptar, i cili vrau një person dhe plagosi tre të tjerë. 

27 vjeçari shqiptar, në gjendje të rënduar psikologjike qëlloi me thikë katër persona në një kafene në Rizohori të Pellas, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen. 

Tre të plagosurit u çuan në spital, ku po kurohen jashtë rrezikut për jetën. 

Autori i krimit, u ndalua nga klientë të lokalit dhe u arrestua nga forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. 

Siç u bë e ditur, ngjarja ndodhi rreth orës 1 pas mesnate, pas një zënke që kishte autori me pronarin e lokalit, për mosmarrëveshje personale. 

27 vjeçari u largua nga kafeneja, shkoi në shtëpinë e vet ku mori një thikë dhe u kthye në lokal. 

Sipas të dhënave të policisë, autori sulmoi pronarin, duke e goditur me thikë.

Klientë që ndodheshin në lokal u përpoqën ta përmbajnë, por gjatë përpjekjes ai goditi për vdekje një burrë 45 vjeç dhe plagosi dhe 3 të tjerë. 

Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa autori do të dërgohet në prokurori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›