E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea në rrugë drejt objektivave

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas Boas beson se skuadra e tij është në rrugë të mirë drejt arritjes së objektivave të rëndësishme gjatë këtij sezoni.

Pas fitores së thellë 5-0 ndaj Genkut në Ligën e Kampionëve, të mërkurën, Villas-Boas tha: “Për momentin jemi në rrugë për arritjen e objektivave tona. Koha më e rëndësishme do të jenë tre muajt e fundit të sezonit, kur vendoset gjithçka”.

Fitorja e thellë ndaj kampionit të Belgjikës barazoi fitoren e tyre më të thellë në Ligën e Kampionëve nga viti 1999, kur Chelsea mposhti Galatasarayn 5-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›