Londër, futbollistët e Çelsit priten si heronj
LONDER-Dhjetëra mijëra adhurues të Çelsit i bënë një pritje prej heroi, ekipit të tyre në Londër, pas fitores që korri kundër Bajern Mynihut në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e veshur me fanela blu vërshuan rrugën për të shprehur kënaqësinë, derisa heroi i fitores së të shtunës, Didier Drogba mbante trofeun lart, pranë tij qëndronte kapiteni Xhon Terri, i cili ka qenë i pezulluar në finalen në Mynih.
Autobusi ku udhëtonin futbollistat ishte i mbështjellë me një baner të madh ku shkruhej, “Kampionët e Evropës”.
Tifozët kanë brohoritur dhe u kanë rënë borive, ndërsa autobusi kalonte nëpër rrugët e Londrës.
Çelsi fitoi për herë të parë çmimin më të madh të klubeve evropiane dhe përmbushi kështu ambicien e pronarit, oligarkut Roman Abramovic, i cili ka derdhur qindra miliona stërlina në klub.
(d.b/BalkanWeb)