E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Kontrolli i kufijve, i panegociueshëm

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se kontrolli i kufijve është e drejtë sovrane e Republikës së Kosovës dhe se kjo nuk mund të negociohet.
“Për këtë nuk bisedohet por bëhet bashkëpunim. Në këtë mandat shoh edhe misionin e KFOR-it dhe të EULEX-it në Kosovë, në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit dhe në zbatimin e rendit dhe të ligjit të Republikës së Kosovës, ku shërbejnë me mandate këto misione”, ka thënë Jahjaga gjatë një vizite u që ka bërë bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi, kampit të Njësisë Speciale të Policisë Kosovës, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.
Ajo ka përgëzuar policët, duke thënë se këto ditë kanë qenë nderi i të gjithë vendit.
“Ju ngjallët respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës me aksionin që e kryet sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kontrolluar kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë përkatësisht marrjen nën kontroll të plotë të pikave kufitare doganore 1 dhe 31”, u shpreh presidentja e Kosovës.
Ajo përmendi edhe rënien në detyrë të polcit Enver Zymberaj, i cili u shpall nga ajo, Hero i Kosovës, dhe premtoi se institucionet do të bëjnë kallëzimin penal në mënyrë që kriminelët për këtë vepër të marrin dënimin e merituar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›