Cooper takohet me zyrtarët serbë

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper ka nisur sot takimet e tij me përfaqësuesit serbë.
Ai ka zhvilluar një takim me Borisllav Stefanoviç dhe Goran Bogdanoviç.
Mediat serbe informojnë se takimi po mbahet në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Rashkës.
Pritet që në takim të diskutohet gjendja e krijuar në veriun e Kosovës pas ndërhyrjes së autoriteteve kosovare, për të shtrirë kontrollin edhe në pikat kufitare në veri.