E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset vëllai i kandidatit të PS-së në komunën Shalë

Një plagosje pa pasoja për jetën ka ndodhur gjatë orës 18.30 të pasdites së sotme, ndërsa burimet e policisë konfirmojnë se është qëlluar me armë zjarri vëllai i kandidatit të PS-së në komunën Shalë.
 

Ende nuk dihen arsyet e këtij akti, sikundër dhe autorët. I plagosuri është dërguar menjëherë për në spitalin e Shkodrës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar për në vendin e ngjarjes, deklaroi se po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›