Siri, ministri i Jashtëm rus pritet në mënyrë madhështore

Vizita e ministrit rus të Punëve të Jashtme në Siri vjen pak kohë pasi Rusia dhe Kina vendosën veto kundër projektrezolutës së Ligës Arabe të propozuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si zgjidhje për krizën në Siri.
Projektrezoluta parashikonte që KS-ja e OKB-së të kërkonte largimin e Asadit.
Turqia ka njoftuar se do të fillojë një iniciativë të re ndërkombëtare për Sirinë.
Ndërkohë që në Damask pritet me brohoritje ministri rus i Punëve të Jashtme, në Homs qeveria vijon bombardimet kundër kryengritësve.
Qindra persona raportohen të jenë vrarë që prej fillimit të bombardimeve të Premten. Të Paktën 95 persona janë vrarë vetëm të Hënën, thonë aktivistët./Start/F. P/
2012-02-07 12:30