Kosovë, LDK vlerëson përpjekjet për gjendjen në veri
PRISHTINË- Opozita reagon pas zhvillimeve të fundit në veri dhe marrëveshjes të qeverisë të arritur me KFOR-in për ruajtjen e gjendjes së re të marrjes nën kontroll të dy pikave kufitare atje.
Lidhja Demokratike e Kosovës, partia më e madhe opozitare, i konsideron të dobishme përpjekjet e institucioneve kosovare, bashkë me faktorin ndërkombëtar për ushtrimin e sovranitetit në gjithë vendin.
"Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron të dobishme të gjitha përpjekjet dhe propozimet e institucioneve vendore, me faktorët ndërkombëtarë që shkojnë në dobi të ushtrimit të sovranitetit në tërë teritorin e vendit", thuhet në deklaratën e dhënë pak më parë nga kjo parti.
Por, partia e dytë opozitare Lëvizja Vetëvendosje për akordin e qeverisë të arritur me KFOR-in ka qëndrim tjetër. Sipas një komunikate të saj, "këto 10 pika nuk janë 10 kushtet e Qeverisë së Kosovës për KFOR-in, por 10 urdhrat e KFOR-it për Qeverinë e Kosovës".
Ndërsa, partia e tretë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deklaron se “meqenëse duket se Qeveria nuk ka patur një plan të detajuar dhe të harmonizuar për veriun e Kosovës, ne kërkojmë nga Qeveria që tani urgjentisht të hartojë dhe ta harmonizojë një plan të detajuar që ngërthen në vete veprime konkrete për rivendosjen përfundimtare të rendit dhe ligjit në atë pjesë të Kosovës".
(m.a/BalkanWeb)