E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuper: Prishtina e Beogradi të përqendrohen te dialogu

PRISHTINE- Prishtina dhe Beogradi duhet të përqendrohen në dialog dhe të tejkalohet situata anormale që është krijuar në veri të vendit, tha ndërmjetësi i BE-së në bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Robert Kuper.

Deklaratat e Kuper u bënë gjatë një interviste për Radio Kosovën. Kuper tha se gjërat nuk janë më si më parë dhe palët duhet të kuptojnë se nuk duhet të priten befasi, por dialog serioz që çon në zgjidhjen e problemeve.

“Mendoj se vjeshta do të jetë periudhë produktive, e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Për pjesën tjetër të perspektivës evropiane shumë gjera varen nga vetë Kosova. E di se qeveria ka program të veçantë për legjislacionin dhe parlamenti po punon shumë për këtë. E di se po punoni shumë për çështje që lidhen me tregtinë dhe me liberalizimin e vizave. Shpresoj se do të jemi në gjendje që shumë nga këto çështje të çohen përpara në lidhje me raportin e progresit, por ky është proces i gjatë dhe i vazhdueshëm”,- shprehet ndërmjetësi në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›