Jahjaga: Të garantuara, të drejtat e pakicave kombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi sot se pakicat kombëtare në Kosovë i kanë të garantuara të drejtat e tyre me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Këto komente, Jahjaga i bëri gjatë takimit me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Knut Vollebaek. Kështu ka njoftuar zyra e presidencës.
Zoti Vollebaek është interesuar për çështjet të cilat kanë të bëjnë me pozitën dhe të drejtat e pakicave në Kosovë dhe me përfaqësimin e tyre në institucione.
Jahjaga ka vlerësuar pozitivisht përfaqësimin e pakicave në institucionet lokale dhe ato qëndrore në Kosovë.