E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantët, pas diplomës, hapat për formularin A2

Kjo do të jetë java vendimtare për notat e maturantëve. Deri të shtunën, korrigjuesit do të kënë përfunduar vlerësimin dhe do të publikojnë notat. Pas marrjes së rezultateve të kalueshme për katër provimet, matururantët do të kenë në dorë diplomën e maturës. Ky dokument i vertetimit të përfundimit të shkollës së mesme do të shpërndahen brenda datës 12 korrik.

Ndricim Mehmeti, shefi i vlerësimit të maturantëve në Ministrinë e Arsimit, thotë se maturantët, pas diplomës do të ndjekin procedurat për plotësimin e formularit A2. Ndërsa skema e përllogaritjes së pikëve do të jetë e njëjtë me atë të vitit të shkuar.
 

Autoritetet e arsimit shpjegojnë se formulari A2, do të plotësohen nga maturantët më 22 korrik. Nëpëmjet këtij formulari, maturantët do të përzgjedhin 10 degët ku duan të vijojnë studimet e larta. Plotësimi i këtij formulari do të përfundojë më 30 korrik duke bërë që maturantët të kënë një javë kohë për të bërë përzgjedhjen e duhura.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›