E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova anashkalohet në ndarjen e ambasadave të ish-RSFJ

Vendet trashëguese të ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë, kanë arritur marrëveshjen për ndarjen e pronës së ish-përfaqësive diplomatike.Maqedonia sipas marrëveshjes, në fazën e parë nga ndarja ka fituar ambasadën në Kanbera të Australisë si dhe konsullatën në Athinë. Në këtë ndarje të pasurisë, Kosova është anashkaluar, pasi ajo ishte pjesë autonome konstituive e federatës, por sipas kushtetutës, ishte në kuadër të Serbisë.Sipas marrëveshjes së ndarjes, Serbia do t`i japë Kroacisë ndërtesën e ambasadës në Vjenë dhe dy apartamente diplomatike. Sllovenia përfiton rezidencën në Romë, Konsullatat në Klagenfurt dhe Milano. Bosnjë-Hercegovinë do të përfitojë rezidencën në Budapest dhe shtëpi në Uashington.
 

Serbia përfiton ambasadën në Pragë si dhe rezidencat në Washington dhe Otavë.Ndarja u bë sipas kuotave të marrëveshjes të ish-anëtareve të federatës. Ndarja tjeter do të bëhet gjatë muajit shtator. Nga viti i ardhshëm do të fillojë ndarja e pronës në vendet e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, ku me pas do të nisin negociatat për objektet në Afrikë, Azi dhe vendet tjera në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›