Jahjaga fton për investime në Kosovë

Jahjaga mësohet të ketë zhvilluar një varg takimesh - pos tjerash me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, kryetarin e Abu Dhabit, sheikun Mohamed bin Zajed al Nahian, disa ministra të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, udhëheqës ushtarakë të këtij vendi që kanë shërbyer në Kosovë, si dhe përfaqësues nga shumë shtete të tjera.
"Presidentja Jahjaga, në takimet e saj, i njoftoi bashkëbiseduesit me gjendjen e përgjithshme dhe të arriturat në vendin tonë... Ajo bëri thirrje për bashkëpunim ekonomik dhe për investime në Republikën e Kosovës, e cila disponon me resurse të shumta, në të gjitha fushat", thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidentja shkoi në Abu Dhabi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës.
Në samit do të marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve. Mes pjesëmarrësve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të energjetikës dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve nga e mbarë bota.
Gjatë pjesëmarrjes në samit, Presidentja Jahjaga do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të larta botërore.
Samiti do të mbahet nën patronazhin e emirit të Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed al Nahyan.